Ndeshja ndaj Italisë, FShF-ja gjobitet me mijëra euro

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur që ta gjobisë FShF-në në vlerë prej 37 mijë e 375 euro. Ky dënim i UEFA-s ndaj FShF-së vjen për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së rundit të parë në Euro 2024, ndaj Italisë, ndeshje kjo që u luajt në “Signal Iduna Park” më 15 qershor.

“Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës”.

“Federata e Futbollit gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije tifozët shqiptarë se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj)”, thuhet në njoftimin e FShF-së, transmeton Klankosova.tv..

Bëhet e ditur se FShF u gjobit me 10 mijë euro për ndezjen e fishekzjarreve, me 12 mijë e 375 për hedhjen e sendeve në fushë, me 5 mijë euro për hyrjen e një tifozi në fushë dhe me 10 mijë euro për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Të gjitha gjobat në vlerë prej 37 mijë e 375 euro duhet të derdhen në llogarinë bankare të UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i vendimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Raportohet për “shkatërrim në shkallë të gjerë” në Tel Aviv, pas sulmit të Iranit me raketa këtë mëngjes

Ndërtesat janë dëmtuar rëndë në Tel Aviv pasi u goditën nga një raketë iraniane, thanë ekipet e emergjencës. “Ky është një vend shkatërrimi në shkallë...

Trump: SHBA ka goditur tri objekte bërthamore në Iran

Trump tha se SHBA ka goditur me bomba tri objekte bërthamore në Iran – Fordow, Natanz dhe Esfahan – në mbështetje të sulmeve izraelite...

LAJME TË FUNDIT: AMERIKA BOMBARDON 3 VENDET BËRTHAMORE IRANIANE

Zyrtarët iranianë konfirmuan se mbrojtja ajrore u aktivizua në Isfahan, Kashan dhe Qom për t'iu përgjigjur objektivave armiqësore. Shpërthime u dëgjuan pranë vendeve bërthamore...

A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë?” – Hoxhë Sadullah Bajrami i drejtohet VLEN-it

Hoxhë Sadullah Bajrami, një nga zërat kritikë të kohëve të fundit, ka shpërthyer në një letër të hapur drejtuar përfaqësuesve të koalicionit VLEN, duke...

Shaholli: Drita e kuqe e kalemxhinjve!

Drita e kuqe e kalemxhinjve! Në "državën Severna" ka kalemxhinj që nuk u lejohet nga mëma parti të shkruajnë atë që mendojnë apo atë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu