Arrestohen dhjetë persona pas përleshjes masive në Karposh dhe në Qendrën Klinike

Policia mbrëmë ka arrestuar dhjetë persona, në mesin e të cilëve tre të mitur, për shkak të përleshjes fizike për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara ndërfqinjësore që ishte shkaktuar në Karposh, ndërsa ka vazhduar edhe në Qendrën Urgjente në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.

“Në SPB Shkup dje ishte denoncuar se në orën 22:30 në rajonin e Karposhit, për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara ndërfqinjësore, kishte përleshje fizike ndërmjet F.J. (22), B.J. (39) dhe tre të miturve nga njëra anë dhe E.G. (52), G.G. (23) dhe H.T. (29) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi, me çka ishin përdorur mjete të rënda dhe të metalta. Më vonë ishte denoncuar se rreth orës 1:55 në Qendrën Urgjente në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’, derisa D.J. (52) me të afërmit S.J. (25) dhe I.D. (38) ishte duke pritur rezultatet për djalin e tij të lënduar në përleshjen paraprake, fizikisht ishin sulmuar nga E.G. (52), B.S. (43), A.S. (48), B.S. (44) dhe I.G. (36), me çka kishin përdorur mjete të metalta dhe të forta”, informojnë nga MPB.

Shumë shpejt, pas masave të ndërmarra, nëpunësit policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup në rajonin e Qendrës i kanë privuar nga liria E.G., B.S., A.S., B.S. dhe I.G.. Përderisa, në Stacionin Policor Karposh ishin arrestuar F.J. dhe B.J. dhe tre të miturit. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personave do të parashtrohet padi adekuate.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu