Bordi i hoqi Merkos akreditimin për Fakultetin e Shkencave Shëndetësore

Bordi i Akreditimit, i cili paraprakisht me 12 vota “për” miratoi hapjen e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, në pronësi të familjes së kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, në seancën e sotme vendosi që ta heqë akreditimin për themelimin e një institucion i tillë arsimor. Me këtë vendim anulohen të gjitha veprimet e tjera ligjore në lidhje me fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore të institucionit privat të arsimit të lartë, thuhet në njoftimin për publikun.

Në seancën e 9 prillit, qeveria dha pëlqimin për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, i cili u botua në gazetën zyrtare më 15 prill gjatë fushatës parazgjedhore me nënshkrimin e kryeministrit Teknik Talat Xhaferi. Bordi i Akreditimit formoi Komisionin, i cili njëherë e ktheu projektin për rishikim, por herën tjetër dha dritën jeshile. Pastaj Bordi nxjerr vendim për akreditim për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kostatoi se janë plotësuar kushtet për fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë. Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë dhe Bordi i Akreditimit dhanë mendim pozitiv. Ministri Jeton Shaqiri, i cili po ashtu është me origjinë nga Struga dhe është bashkëpartiak me Merkon në BDI.

Në Maqedoni ekzistojnë disa fakultete të mjekësisë, duke përfshirë Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Shtip dhe Tetovë. Këto fakultete ofrojnë arsim në fusha të tilla si mjekësia e përgjithshme, infermierët/teknikët profesionistë, teknologët radiologjikë, terapia e të folurit dhe gjuhës dhe terapistë fizike. Vitin e kaluar, Institucioni Privat i Arsimit të Lartë International University “Vision” në Gostivar mori leje për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.

Përndryshe, vitin e kaluar më 20 qershor, Departamenti i Shtetit e shpalli non grata kryetarin e Strugës Ramiz Merko për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Departamenti i Shtetit tha më pas se si kryetar i komunës së Strugës, ai ka keqpërdorur fondet komunale dhe ka ndërhyrë në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e rritur, Genci, Nazmie dhe Drenusha, u futën në listën e zezë të SHBA-ve./Portalb.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200...

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën...

Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi” Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu