Zeqirija Ibrahimi nga AAA me premtim të ri për rastin “Alfa”!

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, që është pjesë e koalicionit të ri Qeveritar në DailyClick në TV21 ka dhënë një premtim të ri për rastet gjyqësore, për të cilat publiku në Maqedoninë e Veriut ka dyshime se janë të montuara. Për rastin “Monstra”, Ibrahimi tha se mund të ketë vetëm amnisti të të dënuarve, ndërkaq për rastin “Alfa” tha se ka mundësi të shkojë në rigjykim.

“Është biseduar por nuk është se janë ofruar zgjidhje përfundimtare për shkak se çdo rast është specifik. Fjala vjen rasti “Monstra” ka pasur rigjykim dhe ai rast mund të ndryshojë ose përmes amnistisë ose përmes faljes së një një pjese të bukur dhe njerëzit të lirohen. Do të thotë është një rast specifik. Rasti “Alfa” është e mundur të kthehet në rigjykim që më pas të mbikëqyret procesi”, tha Ibrahimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Takim i nivelit të lartë, Perëndimi koordinon armatimin e Ukrainës

Anëtarët e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), të kryesuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, do të takohen për të diskutuar...

Anulohet paraburgimi për 5 policët, Recaj: Gjykata veproi në kundërshtim me ligjin

Masa e paraburgimit për pesë policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të një 27-vjeçari në Lipjan është anuluar, duke rikthyer çështjen për rivlerësim...

Ekskluzive: Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për Çairin, Rexhepi për Tetovën, ndërsa Sulejmani për Zhelinën.

Arbër Ademi përmes një deklarate për media ka njoftuar se Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar në Komunën e Çairit,...

“Shembull i solidaritetit”, Osmani falënderon Katarin për ndihmën ndaj invalidëve të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari,...

Në Shkup dhe disa qytete tjera temperatura deri 41 gradë, nesër deri 42 gradë

Temperatura më e lartë prej 41 gradëve është matur sot në Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar dhe Dmeir Kapi, përderisa 40 gradë janë matur në Zajçev...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu