Filipçe: Me Marrëveshjen e Prespës kontestet u shndërruan në bashkëpunim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot foli në Konferencën ndërkombëtare dyditore për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që po mbahet në Athinë të Greqisë. Konferenca është platformë e përbashkët e Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” dhe Institutit Alexis Tsipras nga Greqia e organizuar me rastin e gjashtë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018.

Marrëveshja e Prespës paraqet një moment historik të lidershipit, falë të cilëve kontesti u shndërrua në bashkëpunim. Këtë e theksoi Venko Filipçe, drejtor i Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” në fjalën e tij në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që po mbahet në Athinë të Greqisë.

“Marrëveshja e Prespës është dëshmi se edhe kontestet më të vështira mund të zgjidhen kur liderët kanë prioritet të mirën e përbashkët për të gjithë mbi të gjitha. Ai na kujton se lidershipi i vërtetë nuk nënkupton vetëm mbajtjen e pushtetit, por edhe kultivimin e besimit dhe ndërtimin e urave”, tha Filipçe në fjalimin e tij./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu