Shpërthim i fuqishëm, tetë ushtarë izraelitë vriten në Gaza

Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë brenda Gazës, ka konfirmuar ushtria izraelite. Sipas ushtrisë izraelite, ushtarët u vranë në një shpërthim në qytetin jugor të Rafah. Tetë të vdekurit besohet se kanë qenë duke vozitur në një autokolonë pas një ofensive gjatë natës kundër Hamasit dhe kanë vdekur brenda një automjeti të blinduar.

Bëhet e ditur se ky sulm vjen në mes të ofensivës së vazhdueshme të Izraelit atje dhe operacionit të tij për të shpëtuar pengjet e mbetura të marra nga militantët e Hamasit më 7 tetor, shkruan skynews.

Ndryshe, më shumë se 37 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi në Gazë. Ndërsa incidenti i fundit konsiderohet si më vdekjeprurësi për ushtarët izraelitë që nga janari, kur 21 ushtarë u vranë nga shembja e dy ndërtesave në Gazën qendrore.

Siç raportohet, sulmet izraelite në Rafah deri më tani kanë zhvendosur më shumë se një milion palestinezë, duke i detyruar ata të vendosen në zona me pak ose aspak të qasje në ushqim, ujë ose strehim të sigurt.

OKB-ja ka paralajmëruar se më shumë se një milion njerëz pritet të “përballen me vdekjen ose urinë deri në mes të korrikut”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu