Evropiani i rekordeve, Nedim Bajrami shkruan historinë

Pavarësisht se tashmë “Legjionarët” e Kombëtares sonë janë në disavantazhin e një goli, për plot 9 minuta përjetuam faktin e të qenurit superiorë, ndaj një ekipi me shumë histori në futbollin botëror, si Italia, që njëkohësisht janë edhe kampionët në fuqi të Evropës, gjë e cila “elektrizoi” çdo shqiptar anë e mbanë botës.

Pavarësisht se nga italianët goli i Nedim Bajramit u harrua shumë shpejt, në mendjen e çdo tifozi “kuqezi” dhe në “librin e rekordve” të UEFA do të mbetet për një kohë të gjatë, me “fantazistin” e sulmit tonë, që gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 22 sekondash lojë, duke shënuar kështu golin më të shpejtë në historinë e një Kampionati Evropian.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga rusi, Dmitri Kirichenko, i cili i shënoi Greqisë, pas vetëm 1 minute e 7 sekondash lojë, në fazën e grupit të Euro 2004, mirëpo “ylli” i Sassuolo u tregua thuajse 3 herë më i shpejtë se “bomberi” rus, duke na dhuruar emocione të forta e të paharrueshme. /i.m /abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu