Rrëfim i rrallë i të dashurës së Jasir Asanit: S’doja t’i përgjigjesha, por ai nuk m’u nda

Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani dhe partneren e tij Giota kanë përfunduar në qendër të vëmendjes në mediat rozë. Dy yjet rrëfyen historinë e tyre të dashurisë: Si u njohën? Kush është më romantiku? Po më xhelozi? Në daljen e tyre të parë mediatike çifti iu përgjigj këtyre pyetjeve por jo vetëm.Historia e tyre u ngjan historive të epokës së sotme. E gjitha filloi me një follow në “Instagram” për tu kthyer më pas në një dashuri të vërtëtë.

“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje.”– tregoi Giota për “Revistën Class”

Sigurisht ajo e njihte më parë, që kur ai luante për skuadrën e Partizanit dhe ajo shkonte në stadium si një tifoze e Tiranës.

“E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë.

Më xheloze jam unë. Jo se Jasiri nuk është, por unë e shpreh pak më shumë. Zënkat i menaxhojmë shumë thjesht. Të jetë për mua i zgjas goxha, por siç e thashë Jasiri ka një tip shumë të qetë, qesh në çdo situatë. Dhe tani që ai më njeh mirë sa ta shikojë që unë filloj me ndonjë ‘dramë’, thotë ndonjë histori për të qeshur dhe di shpejt të dalë nga situata.

Gjëja që më pëlqen më shumë tek Jasiri është qetësia që ai ka në çdo situatë. Ndërsa gjëra që nuk na pëlqejnë tek njëri-tjetri nuk kemi. Mendoj se kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe plotësojmë nga pak njëri-tjetrin”, u shpreh partnerja e Asanit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu