Shkup, po mbahet Samiti i Shteteve të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore

Sot në Shkup është mbajtur takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Samiti i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të pjesëmarrësve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, si aktivitete përfundimtare të kryesimit njëvjeçar të RMV-së me Procesin për Bashkëpunim në Europën Juglindore. Në takimin e ministrave të punëve të jashtme kanë marrë pjesë delegacionet e 13 pjesëmarrësve të Procesit, përfaqësues të Bashkimit Europian dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani theksoi se pjesëmarrësit në proces kanë arritur rezultate të rëndësishme në shumë fusha, por se duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur qëllimin përfundimtar – anëtarësimin në BE.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I BE-SË
“Para disa muajve shpëtuam OSBE-në sot e zgjodhëm shefin e ri të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Kjo do të thotë se jemi shëndruar në qendër rajonale ku shpëtohen organizatat ndërkombëtare. Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin evropian që sjell vlerë të pazëvendësueshme në ndërtimin e shoqërive elastike dhe arritjen e progresit dhe prosperitetit ekonomik”.

Pas përfundimit të kryesimit të RMV-së me procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore më 30 qershor, udhëheqësia e të njejtit do ti takojë Shqipërisë. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Artemis Malo, tha se udhëheqësia e Tiranës do të jetë tërësisht e përkushtuar në avancimin e arritjeve të PBEJ-së me përforcimin e bashkëpunimit rajonal.

ARTEMIS MALO ZËVENDËSMINISTRE E PUNËVE TË JASHTME E SHQIPËRISË
“Dua ta riafirmoj përkushtimin politik të Shqipërisë ndaj marrjes së udhëheqësisë së katërt të Tiranës me PBEJ 2024-2025. Motoja e jonë është ‘Formësimi i ardhmërisë europiane’. Udhëheqësia e Tiranës do të jetë tërësisht e përkushtuar në avancimin e arritjeve të PBEJ-së me përforcimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë edhe zbatimin e tregut të përbashkët rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit eurointegrues”.

Osmani në fjalimin e tij mes tjerash tha se ka pasur një takim me zv.ministren e Greqisë dhe se u bisedua për marrëveshjen e Prespës dhe përkushtimin e dy shteteve fqinjë. “Marrëveshja e Prespës është diçka shumë serioze. Lidhur me marrëveshjen e Prespës u pajtuam që duhet të respektohet . Qeveria nuk është e kënaqur me marrëveshjen e Prespës megjithatë është marrevëshje ndërkombetare dhe ajo duhet të respektohet”, tha Osmani.

Pas takimit ministror, mbahet edhe Samiti i Shefave të Shteteve dhe Qeverive të PBEJL-së, ku nikoqire është presidentja Gordana Siljanovska. Krahas RMV-së pjesë e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore janë edhe Greqia, Sërbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Moldavia, Sllovenia, Rumania dhe Turqia./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu