Shaqiri i përgjigjet Yakinit pasi tha se “s’mund të luajë dy ndeshje për katër ditë”

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri ka thënë se është i gatshëm të japë gjithçka për Zvicrën, pavarësisht rolit që do të ketë në Evropian, duke iu kundërpërgjigjur trajnerit Murak Yakin. Yakin ka thënë se Shaqiri nuk mund të luajë dy ndeshje të plota për katër ditë. Në konferencën për shtyp të enjten, lojtari i Chicago Fire u shpreh se është gati ta ndihmojë skuadrën qoftë në fushë, qoftë nga banka rezervë.

“Me të vërtetë e ka thënë këtë? Atëherë po i përgjigjem: Jam këtu me kombëtaren sepse dua ta ndihmoj ekipin dhe të luaj sa më shumë. Nuk ka marrëveshje për rolin tim të saktë. Trajneri dhe unë kemi biseda transparente. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse luaj nga banka rezervë, jam gati të ndihmoj skuadrën. Jam këtu për të ndihmuar edhe të rinjtë ta përballojnë presionin. Nuk ka rëndësi se sa kohë jeni në fushë – në fanellën e ekipit kombëtar ju gjithmonë jepni gjithçka nga vetja. Nuk jam në Kampionatin Evropian për pushime”, ka thënë 32-vjeçari.

Zvicra e nis të shtunën aventurën e Evropianit kundër Hungarisë. Në grup ka edhe nikoqiren Gjermaninë e Skocinë. Shaqiri dhe Granit Xhaka do të luajnë për herë të shtatë në turnetë madhorë të kombëtareve. Pjesë e Zvicrës është edhe Ardon Jashari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vrasje në Maqedoni: 43-vjeçari humb jetën pas një përleshjeje para një kazinoje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavadar, ku një burrë i lindur në vitin 1982 ka humbur jetën pas një...

LAJMI I FUNDIT: Liburn Aliu jep dorëheqje shkaku i Dimal Bashës

Pas zgjedhjes kryeparlamentar të Dimal Bashës në Kuvendin e Kosovës, sot ka dhënë dorëheqje Liburn Aliu. Njoftimi i plotë: “Të dashur qytetarë, Dua t’ju njoftoj që sapo...

PAMJE SHQETËSUSE/ Promovimi i dhunës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rrihet “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Dhuna dhe promovimi i saj nëpërmjet rrjeteve sociale sa vjen dhe shtohet. Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi ku një person i njohur...

Haradinaj – Abdixhikut: Vazhdo të vendnumërosh se të shkon për shtati

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij e ka mbajtur përgjegjësinë që e ka pasur sa...

Diktaturë në veprim: Billbordi që nuk duroi as një orë në Tetovë

Në Tetovë sot u vendos një billbord ku denoncohej shitja e tokës publike me 1 euro/m². Mesazhi ishte i qartë dhe godiste drejt në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu