Ariu sulmon kopenë e dhenve në Raven të Gostivarit, mbyt 6 prej tyre

Një tjetër ari ka zbritur nga mali në vendbanim, ka sulmuar një kope delesh, duke mbytur e ngrënë 6 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në periferi të fshatit Raven të Gostivarit, ndërsa është denoncuar një natë më parë. Alsat kontaktoi pronarin e kopesë së dëmtuar. Në një bisedë joformale shprehu shqetësimin e tij lidhur me këtë rast. Tha se ndjehen të rrezikuar dhe se ka frikë edhe për dy fëmijët e tij të vegjël. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat thonë se pas denoncimit, në terren ka dalë policia e Gostivarit, ndërsa pas konfirmimit të rastit do të ndërmerren hapat e radhës nga institucionet kompetente.

“Është paraqitur sulm i ariut ndaj deleve, konkretisht në orën 20:45 minuta, është marrë denoncimi dje për dele të mbytura dhe të ngrëna, në fshatin Raven të komunës së Gostivarit. Ajo është menjëherë pas qytetit të Gostivarit, në rrugën për në Mavrovë”, deklaroi Ilija Bojarovski, Qendra për Menaxhim me Krizat.

Nga Inspektorati për Mbrojtjen e Natyrës sqarojnë se po vijon procedura e formimit të ekipit për veprim të shpejtë. Sqarojnë se pas vlerësimit të dëmit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, në raste të tilla duhet të ketë kompensim për të dëmtuarin.

“Të dëmtuarit duhet të paraqiten te Ministria e Bujqësisë të cilët dalin në terren dhe bëjnë vlerësimin e dëmeve që duhet të paguhet ndaj të dëmtuarit. Vitin e kaluar kishte më shumë raste që ariu të zbret nëpër vendbanime në parqe kombëtare Mavrovë dhe Malin Sharr. Mbi bazë të kësaj institucionet shtetërore do të formojnë ekip të intervenimit për veprim të shpejtë në situata të tilla dhe mbrojtjen e sigurisë së njerëzve. Procedura për formimin e ekipit akoma po zgjat”, deklaroi nga Pejo Kirovski, Inspektor.

Autoritetet sqarojnë se ariu ngjyrë kafe është një lloj i mbrojtur rreptësishtë nga gjahu, ndërsa për mbrojtjen duhet të gjenden zgjidhje humane dhe ekologjike. Qeveria vitin e kaluar ka marrë masa për pastrimin dhe sigurimin e deponive me qëllim që të mos tërhiqet zbritja e arinjve. Autoritetet bëjnë thirrje që të respektohen këto masa, ndërsa në rast të ballafaqimit me arinj, thonë se duhet të përdoren mjete të lehta piroteknike si fishekzjarrë, për frikësimin dhe largimin e tyre. Raste të ngjajshme me arinjtë janë shtuar shumë së fundmi, ndërsa më i prekur nga ky fenomen është rajoni i Maqedonisë Veriperëndimore. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu