Takohen Siljanovska dhe Osmani: Duhet të bashkëpunojmë që të vazhdojë procesi eurointegrues

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në kuadër të Samitit të shefave të shteteve dhe qeverise të pjesëmarrëse në Procesin e bashkëpunimit në Evropën juglindore.

“Në takim është vlerësuar se të dy shtetet kanë dialog të shkëlqyeshëm politik dhe është shprehur interes për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral të përgjithshëm dhe fuqizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.
Presidentja Siljanovska Davkova ka potencuar se në interes të stabilizimit të mëtejmë dhe prosperitetit ekonomik të rajonit është e domosdoshme që të investojmë në bashkëpunimin rajonale, që të sigurohet zhvillim i pandërprerë i procesit eurointegrues të shteteve nga rajoni, si dhe realizimi të agjendës reformuese. Për këtë, dy presidentet kanë ndarë mendimin për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe për sfidat politike dhe të sigurisë në planin rajonal dhe multilateral”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Kabinetit të Siljanovskës. Është shprehur edhe gatishmëria për bashkëpunim në planin ekonomik dhe infrastrukturor./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk...

Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me të rëndësishmit e UÇK-së

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë po dëshmon ish-ambasadori amerikan Christopher Hill. Ai është pyetur në lidhje me një deklaratë të Shukri Bujës, për takimin...

Hill: Përshtypja ime ishte që Kransiqi s’ishte i rëndësishëm në UÇK

Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e...

Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu