Ilire Dauti sfidon shumicën: Nëse keni mbi 80 deputetë, t’i bëjmë edhe ndryshimet kushtetuese

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, u është kundërpërgjigjur zërave të fundit që pretendojnë se shumica aktuale ka mbi 80 deputetë. Në një postim profilin e saj në Facebook, Dauti ka sfiduar shumicën duke i ftuar që t’i votojnë edhe ndryshimet kushtetuese nëse mendojnë se vërtetë kanë dy të tretat e votave në Kuvend.
“Shumë mirë, meqë paska mbi 80 deputetë, seanca e rradhës duhet te jetë ajo e ndryshimeve kushtetuese.
Do jenë + votat e Aleancës për Shqiptarët (Ziadin Sela, Elmi Aziri, Ilir Demiri, Ilire Dauti)”, ka shkruar Dauti.
Këto deklarata vij pas natës së mbrëmshme kur në Kuvend, një pjesë e deputetëve të Frontit Europian votuan ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, ndërsa deputetët e ASH njoftuan se nuk i mbështesin ato. Nga partia e Ziadin Selës thanë se nuk ka përçarje brenda Frontit Europian, por ata vetëm nuk do të votojnë ndryshimet e propozuara.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: (V)LEN u demaskua, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë – rruga drejt BE-së po mbyllet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas deklaratës publike të Kryeministrit Hristijan Mickoski se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, duke...

Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar

Një shef furme (drejtor menaxhues) dhe imam i vetëshpallur nga Kosova është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për mashtrim dhe vepra të...

Aleanca për Shqiptarët nis procesin e ristrukturimit dhe përgatitjen e Kongresit të rregullt

Komisioni Qëndror i Aleancës për Shqiptarët ka mbajtur takim me kordinatorët e degëve, duke shënuar nisjen e procesit të ristrukturimit të brendshëm të partisë. Periudha...

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu