Messi: Real Madridi është skuadra më e mirë në botë

Ylli i futbollit Lionel Messi të premten në një intervistë për mediumin argjentinas “Infobae”, ka befasuar me përgjigje për skuadrën më të mirë në botë aktualisht. Messi u shpreh se Real Madridi është skuadra më e mirë sipas rezultateve.

“Ekipi më i mirë është Real Madridi. Ai është kampioni i fundit i Ligës së Kampionëve. Nëse flisni me rezultate, është Madridi”, u shpreh Messi. Legjenda e Barcelonës tutje ka theksuar se skuadra që e pëlqen është Manchester City në krye me Pep Guardiolën.

“Personalisht më pëlqen City i Guardiolës dhe mendoj se çdo skuadër ku është Guardiola do të jetë e veçantë për mënyrën se si ai është, mënyra se si stërvitet dhe mënyra se si punon. Ai i bën ekipet e tij të luajnë lojë të bukur. Në nivelin e lojës për mua, City është më i miri, si rezultat Madridi”, ka thënë argjentinasi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu