Fillon ndërtimi i pishinës në Çair, u dedikohet nxënësve të kësaj komune

Filluan punimet për ndërtimin e pishinës së parë në Çair, projekt ky që vite me radhë ka qëndruar vetëm në letër. Pishina është e dedikuar për nxënësit e shkollave të komunës së Çairit dhe pritet të jetë gati për festat e nëntorit. Ajo do të jetë e mbyllur dhe e përshtatshme për të gjitha stinët e vitit. Pas hyrjes në funksion të kësaj pishine, kreu i Çairit, Visar Ganiu, paralajmëroi mësim të obligueshëm të notit nëpër shkollat fillore. Ai pajtohet se ndërtimi i pishinës është i vonuar, por u zaotua se tani e tutje do të punohet në mënyrë intensive për këtë dhe shumë projekte të tjera në këtë komunë.

“Kjo pishinë do të jetë 620 metra katrorë, do të jetë pishinë me të gjitha standardet për not, ku do të kenë mundësi dhe do ta bëjmë të obligueshëm mësimin e notit nëpër shkollat fillore…. Vlera diku përafërsisht është rreth 600 mijë euro dhe kjo është një lëshim që e bëra edhe pse kompania e ka kontratën që për një vit e gjysmë ta mbarojë këtë projekt ne kemi marrë garanci gojore që për festat e nëntorit në komunën tonë do të kemi mundësi në mënyrë solemne ta bëjmë përurimin e objektit”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairite.

Qytetarët e mirëpresin këtë projekt. Ata besojnë se këtë herë përfundimisht Çairi do të ketë pishinën e parë.

“Pas disa viteve, komuna e Çairit po bën një objekt shumë të rëndësishëm dhe shumë të nevojshëm për fëmijët, edhe për mbesat edhe për nipërit edhe për krejt”, tha një qytetar.

“Besoj që po se tash do të ketë fonde, do të ketë të ardhura dhe do t’i kryejë. Në mandatin që e ka, deri në fund të mandatit besoj se do të kryhet”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse çdo fëmijë që do të regjistrohet në shkollë dhe në kohën e kaluar ai do të mund të mësohet të notojë, do të zhvillohen me not. Mendoj se do të realizohet”, theksoi një qytetar.

“Nëse arrihet që në afat të shpejtë të ndërtohet pishina, edhe arsimtarët e edukatës fizike do të kenë mundësi që t’i mësojnë fëmijët të notojnë. Më herët kemi shkuar edhe në pishina të tjera, por ka pas nevojë komuna jonë të ketë një pishinë të këtij lloji dhe besoj se do të jetë mirë edhe për qytetarët edhe për arsimtarët edhe për nxënësit”, deklaroi Sedat Baftiu, Profesor i Edukatës fizike.

Ndërtimi i kësaj dhe disa pishinave të tjera në Çair ishin premtime edhe të pushtetit lokal edhe të atij qendror vite me radhë. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu