Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste

Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste

Maqedonia është tronditur nga vrasja e dyfishtë dhe për këtë të gjithë janë duke pritur një epilog për të kuptuar çka ka qenë arsyeja e vrasjes dhe si ka ndodhur e gjithë ngjarja, edhe pse ka paqartësi në informim nga prokuroria dhe policia.

Janë ndaluar tre persona për këtë vrasje. Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi. Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim. Prokuroriaka kërkuar paraburgim edhe për personin e tretë Bore Videvski nga Velesi. Person i katërt i përfshirë në kidnapim të vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, i cili sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth ndodhjes së vajzës.

Personi i pestë që tashmë ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd të Serbisë, është Lupço Palevski. Ai është i njohur me pseudonimin Palço dhe sipas Spasovskit ai ka ikur me veturë nga Maqedonia, me gjithë avokatin e tij.

Palevski ka parti me orientim të djathtë në Maqedoni, ka pasur biznes për ndërtim ndërsa para disa viteve pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Kroacia, ai është ndaluar në Serbia dhe ka vuajtur dënimin e kërkuar nga Kroacia.

Të ndaluarit dhe i arratisuri nga Maqedonia kanë bashkëpunuar në dy vrasjet e fundit në Maqedoni, njejtë si kanë vepruar edhe më herët me mesazhe ksenofobike, proruse dhe gjuhë të urrejtjes.

Sipas Spasovskit, vrasjen e dy personave e ka kryer vetë Palevski, i cili pastaj menjëherë ka lëshuar shtetin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu