Borrel paralajmeron: Konfliktet mund të përshkallëzohen, përfshirë Ballkanin!

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe të sigurisë ka dhënë një deklaratë të fortë. Josep Borrel tha se Europa po përballet me dy luftëra të vështira pranë kufijve të saj dhe tensionet apo konfliktet mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit. Këtë deklaratë, kryediplomati europian e bëri në fundin e Forumit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Schuman në Bruksel, ku paralajmëroi se disa nga këto kriza mund të përshkallëzohen në një konfrontim të madh global në një kohë kur, sipas tij, bota është bërë multipolare dhe sistemi shumëpalësh që supozohet të ruajë paqen, është dobësuar thellësisht.

“Ne, evropianët, po përballemi me dy luftëra brutale në afërsi të kufijve tanë dhe situata të tjera që lehtësisht mund të përshkallëzohen – në Libi, në Sahel, në Ballkanin Perëndimor, në Kaukaz, e po kështu shohim me shqetësim konfliktet në Sudan, në Detin e Kinës Jugore, apo bandat dhe kartelet e drogës në Amerikën Latine dhe Amerikën Qendrore”, theksoi Borrell.

Ai shtoi se edhe institucionet që janë thelbi i sistemit të Kombeve të Bashkuara, si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), mund të dobësohen. “Nëse vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk respektohen, bota do të jetë në një situatë shumë më të keqe. Dhe ne nuk do të mund t’i drejtohemi më asaj, sepse nuk do të ketë vlerë”, u shpreh Borrell. Sipas Borell, gjeografia është shumë e rëndësishme dhe luftërat sot janë të gjitha të ndërlidhura. “çdo konflikt, çdo krizë kudo prek çdo vend tjetër në botë. Këto situata vendosin në rrezik të mirat publike, që nga çmimet e energjisë e deri te liria e lundrimit”, tha Borrell.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu