Reagon Xavi, pas shkarkimit nga Barcelona

Sot (e premte) u konfirmua se Xavi nuk do të qëndronte në krye përtej ndeshjes së kësaj të diele kundër Sevillas, pas një mosmarrëveshjeje me presidentin Joan Laporta që përfundimisht zhbëu të gjithë përparimin e bërë kur Xavi ndryshoi vendimin e tij fillestar për t’u larguar në prill. Pasi lajmi për largimin e tij u bë i ditur, Xavi shkroi një letër emocionuese për ata që i kanë qëndruar pranë që kur prej se u rikthye tek Barça në nëntor të vitit 2021.

“Të dashur tifozë, koha ime në stolin e Barçës do të përfundojë të dielën. Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde, por e bëj me shumë krenari, pas dy vitesh e gjysmë në krye të një zhveshtoreje që ka qenë si një familje e dytë”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe dashurinë që kanë shfaqur dhe të cilët kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë treguar gjithmonë të njëjtën dashuri si gjatë kohës sime si lojtar. Nga e diela do të jem edhe një tifoz më shumë në tribuna”.

“Kam punuar me një grup lojtarësh fantastikë dhe me një staf spektakolar. Falë të gjithëve arritëm qëllimet që i kishim vendosur, ndërsa vitin e kaluar e mbyllëm me një Ligë dhe një Superkupë. Këtë sezon gjërat nuk shkuan ashtu siç donim, por ne bashkuam forcat tona dhe ndihmuam në rritjen e një brezi të ri futbollistësh të rinj nga La Masia që frymëzojnë të gjithë ne tifozët e Barcelonës”, është shprehur ai.

“Shumë faleminderit të gjithëve. Për tifozët, lojtarët, stafin, punonjësit e klubit, presidentin, bordin e drejtorëve, drejtorët sportivë, mediat dhe të gjithë me të cilët kam ndarë rrugëtimin gjatë këtyre dy sezoneve e gjysmë”.

“I uroj më të mirën klubit që mbaj në zemër. Rroftë Barça”, përfundoi Xavi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu