Ish-presidenti i Katalonisë kritikon Sanchezin: Njohu Palestinën, por s’njeh evropianët e Kosovës

Ish-presidenti i rajonit spanjoll të Katalonjës, Carles Puigdemont ka kritikuar këtë të premte vendimin e qeverisë së Pedro Sanchezit të Spanjës për të njohur shtetin palestinez. Puigdemont, i cili gjatë fushatës zgjedhore katalanase heshti për krizën e Gazës, tani vë në pikëpyetje vendimin e qeverisë spanjolle, duke kujtuar se Spanja nuk e ka njohur Kosovën dhe qeveria e Sanchezit ka injoruar saharasit (banorët e Saharës Perëndimore, që për 89 vjet ka qenë koloni e Spanjës).

Ai kritikon “standardin e dyfishtë” të Sanchezit sepse “populli i Katalonjës” ka “të njëjtën të drejtë për vetëvendosje si populli i Palestinës”. Në një video të postuar në profilin e tij në X, Puigdemont thekson se qeveria spanjolle njofton “në mes të një konflikti të armatosur që po trondit botën” dhe “mund të duket se shteti spanjoll është bërë tani një mbrojtës i së drejtës së vetëvendosjes së popujve si mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve”.

Një qëndrim që “shumica e katalanasve e kanë mbrojtur gjithmonë”, thotë lideri pro-pavarësisë së Katalonjës. Por nuk është kështu, shton Puigdemont, duke kujtuar se Spanja “është një nga vendet e pakta evropiane” që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Nuk ia njeh të drejtën evropianëve të Kosovës që të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre, pavarësisht se Bashkimi Evropian tashmë ka marrëdhënie diplomatike me ta”, thotë Puigdemont. Spanja, tha ai, “është mbi të gjitha shteti që shtypi katalanasit për referendumin e 1 tetorit” të vitit 2017.

Për Puigdemont, “populli i Palestinës ka të drejtën e vetëvendosjes si populli i Katalonjës” dhe me vendimin e saj, qeveria e Spanjës vendos një “standard të dyfishtë” që “dobëson” demokracitë evropiane “kur e praktikojnë atë jashtë vendit dhe nuk e praktikojnë atë në shtëpi”.Aktualisht, Puigdemont jeton në ekzil në Belgjikë pasi kërkohet nga drejtësia spanjolle për organizimin e referendumit për pavarësi në vitin 2017.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu