Selmani: Sfida për qeverinë e re, eurointegrimet dhe korrupsioni

Qeveria e re pritet të formohet deri në fund të qershorit dhe e njëjta mbështet në tre parime programore, eurointegrimet, zhvillim i përshpejtuar ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Njohësitë e zhvillimeve politike në vend vlerësojnë se qeveria e re do të jetë stabile, nëse e njëjta seriozisht i qaset luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Maqedonia përballet me tre faktorë bazë shqetësues. e para është krimi dhe korrupsioni, e dyta është fqinjësia e mirë dhe e treta ka të bëjë drejt për së drejti për vënie në funksion të shtetit të së drejtës.”, – deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani. Selmani thekson sidomos rëndësinë e ruajtjes së kursit evropian të vendit.

“Prandaj është koha dhe momenti i duhur me të cilin subjektet politike shqiptare duhet të jenë shumë të vëmendshme me të cilën mos prishin këto tipare që qytetarët priten mbi dy dekade, vetëm për vetëm për të aderuar në BE.”, – theksoi profesori universitar, Bashkim Selmani.

Ditë më herët nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, tha se janë shumë afër shpalosjes së marrëveshjes përfundimtare me VLEN-in dhe se përveç kësaj, VMRO-DPMNE-ja është në bisedime e sipër edhe me disa parti tjera politike maqedonase me të cilën do të sigurohet edhe shumica e dy të tretave në Kuvend. Në përbërjen e re parlamentare, koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka 58 deputetë, koalicioni “Për një të ardhme evropiane” e LSDM-së 18 deputetë, koalicioni i “Frontit Evropian” e udhëhequr nga BDI 18 deputetë, VLEN-i 14, dhe “E Majta” dhe Lëvizja “ E di” nga 6 deputetë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

Doarsa Kica Xhelili pas fitores në Prishtinë: “Pa truproje, pa urrejtje, pa aparatin shtetëror – me zemër e qetësi

Doarsa Kica Xhelili: Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu