Një e katërta e të rinjve në RMV punojnë gjatë shkollimit

Në kohën kur arsimi konsiderohet si faktor kyç për të ardhmen e të rinjve, gjithnjë e më shumë studentë në Maqedoninë e Veriut ballafaqohen me nevojën për të punuar gjatë studimeve. Sipas hulumtimeve të fundit, rreth 25% e të rinjve të vendit janë të punësuar gjatë arsimit të tyre formal. Kjo shifër, thënë nga organet kompetente, është në përputhje me mesataren e Bashkimit Europian, ku një e katërta e të rinjve punojnë gjatë shkollimit.

Ndërsa puna mund të sigurojë pavarësi financiare dhe të përgatisë të rinjtë për tregun e punës, ajo gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në arritjet e tyre akademike. Studentët të cilët njëkohësisht punojnë shpesh përballen me kufizime kohore, të cilat mund të çojnë në ulje të përqendrimit në studim dhe nota më të ulëta. Në rastin e Maqedonisë së Veriut , kjo tendencë reflekton edhe presionin ekonomik me të cilin përballen të rinjtë. Papunësia e lartë e të rinjve dhe mundësitë e kufizuara të punës, theksohet se i bëjnë shumë të rinj të pranojnë çdo punë, edhe nëse kjo do të thotë të sakrifikojnë arsimin e tyre.

Megjithatë, në drejtim të kësaj kanë komentuar edhe sociologët të cilët theksojnë se jo të gjitha përvojat e punës janë negative. Por, ata njëkohësisht, shtojnë duke thënë se Shteti dhe institucionet arsimore duhet të ndërmarrin hapa për të mbështetur studentët që punojnë, duke përfshirë programe studimi fleksibël dhe mundësi bursash që do t’u mundësojnë të rinjve të balancojnë punën dhe studimin. Megjithatë, me mbështetjen e duhur, sipas sociologëve, puna gjatë shkollës mund të jetë një përvojë që përgatit të rinjtë për një të ardhme të suksesshme, në vend që të jetë pengesë për të.

Në ndërkohë, me formimin e qeverisë së re, të rinjtë shpresojnë që kostot e jetesës të ulen dhe të mundësohen më shumë bursa dhe mbështetje financiare me qëllim që ata të munden të fokusohen plotësisht për arsimimin dhe formimin e tyre. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga progresi te stagnimi: Shqipëria afër hapjes së të gjithë kapitujve, Shkupi me derë të mbyllur

Shqipëria po shënon ritme të shpejta në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke u shndërruar në vendin më dinamik të Ballkanit Perëndimor në...

Tanket izraelite hyjnë në zonën kryesore të banimit në Gaza

Lagjja Sheikh Radwan ishte shtëpia e dhjetëra mijëra njerëzve para luftës dhe konsiderohet si një nga zonat më të dendura të populluara të qytetit Banorët...

Mbyllen zyrat paralele serbe, Kosova tregon forcën e sovranitetit

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që funksionojnë sipas sistemit...

Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj

Për herë të parë, një grua me mbulesë është pjesë e listës për këshilltarë të Komunës së Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit....

Trondit Buxhovi: 600 vrasje pa autor, prandaj gjyqi në Hagë është i domosdoshëm

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte i pashmangshëm, për shkak të mungesës së hetimeve serioze për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu