Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në platformën X, Zelensky tha se Rama është një mik i shkëlqyer i Ukrainës, ndërkohë që e falënderoi për pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të Paqes.
“Kam folur me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoj për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë”, ka shkruar Zelensky.
I spoke with Albanian Prime Minister @ediramaal, a great friend of Ukraine, about the upcoming Peace Summit and thanked him for confirming that Albania will attend.
I also informed Prime Minister Rama about the battlefield situation, specifically the Kharkiv region defense. We…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 22, 2024