“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

“(Ali) Ahmeti na tha publikisht – “e kam zgjedh Artanin, nuk e jap Artanin”. Filloi t’i shkarkojë të gjithë ata që menduan ndryshe, edhe ata që ishin afër nesh… Po deklarata ishte “mos e djeg jorganin për një plesht””. Izet Mexhiti në Click Plus tha se gjendja në të cilën është BDI-ja për momentin, është rezultat i asaj se lideri i integristëve e la partinë në duar të Artan Grubit.

“Mua më vjen keq se në çfarë derexhe solli BDI-në Artan Grubi. E la në duar të Artanit dhe me mendtë e Artanit erdhi në këtë derexhe. Mu më vjen keq që e sollën në këtë derexhe pas gjithë asaj periudhe”, tha Mexhiti. Më vonë gjatë intervistës, Mexhiti thotë se edhe rezultati i Frontit Europian në Çair dhe Shkup është si rezultat i veprimeve të Grubit.

“Edhe pak i është dashur që ta shndërrojë BDI-në në shoqëri kulturore, me estradë muzikore apo sportive duke luajtur basketboll në zyre duke dërguar këto porosi të estradës me efridolla… Prej atij pres gjithçka. Artani dhe gjithçka është e mundur. Ne kemi bërë apel që të mos bien pre e provokimit. Budallakitë e Artan Grubit kanë sjell rezultatin në Çair dhe Shkup”, tha Mexhiti më tej./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu