“Gratë në vendet rurale më të interesuara të merren me bletari”

Për të qenë bletar në këtë kohë është shumë më vështirë, thotë bletari Marjan Mitevski i cili me bletari merret mbi 20 vite. Ndryshimet klimatike, pesticidet dhe ndotja e ambientit, ndikojnë ndjeshëm dhe vështirësojnë prodhimin e mjaltit, ndërsa vështirësia më e madhe është shitja e prodhimit.

“Për mjaltë të vërtetë çmimi fillon nga 600 denarë e më shumë. Dhe a jeni të kënaqur me këtë çmim? Çmimi është i mirë por shitja është e dobët, nuk kemi blerës, nuk e kemi zakon që të shfrytëzojmë ushqim të shëndetshëm, mjaltë. Mjaltin e përdorin tek ne kur janë të sëmurë apo kanë ndonjë problem me shëndetin”, tha Marijan Mitrevski, bletar.

Për kundër vështirësive me të cilat përballën bletaret në vendin tonë, viteve të fundit është rritur interesimi për bletarinë, e sidomos nga gratë të cilat jetojnë në vendet rurale dhe që kanë shprehur interesim të merren me këtë punë, thonë nga organizata ADRA.

“Unë jam i befasuar këndshëm se sa gra duan të merren me bletari, dhe kemi 70 % të kandidateve janë gra të cilat duan të merren me bletari, dhe që mendojnë të merren edhe me prodhimin organik që për fat të keq ndoshta nuk kemi aq shumë bletarë por ja që kemi njerëz që e bëjnë këtë punë”, u shpreh Vanco Trajkovski, udhëheqës i Organizatës ADRA. Sipas bletarëve vendi ynë ka kushte të mira natyrore për bletari. Në vitet e fundit numri i familjeve të bletëve është në rritje ndërsa në të njëjtën kohë edhe te të rinjtë vazhdimisht rritet interesi për ruajtjen e bletëve. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu