Kurorëzuan dy vajzat te tarraca e Bashkisë, flasin pastorët: Jemi të krishterë dhe gay

Dy pastorët britanikë, kurorëzuan në një ceremoni simbolike dashurinë e dy vajzave, Alba Ahmetajt dhe Edlira Marës. Në një deklaratë për mediat pastorët, të cilët gjithashtu i përkasin komunitetit LGBT, janë shprehur se janë të lumtur që kanë celebruar dashurinë e dy njerëzve që duhen.

Pastori u shpreh se punon fort për personat LGBT dhe se ata mund të jenë besimtarë dhe LGBT njëkohësisht.

“Unë jetoj këtu dhe në Angli, punoj fort që të gjithë shqiptarët të kenë të drejta të barabarta. Unë jam i krishterë dhe jam person LGBT dhe besoj se mund të jesh të dyja njëkohësisht pa dashur të zgjedhësh. Ne punojmë në mënyrë ndërkombëtare për personat LGBT. Punojmë dhe në kisha dhe organizata fetare rreth e qark botës. Personat LGBT mund ta dinë se mund të jenë besimtar dhe LGBT njëkohësisht”, u shpreh njëri prej pastorëve, ndërsa pastori tjetër, Anti Fitchet përshkroi emocionet gjatë ceremonisë së organizuar ditën e djeshme në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Duke theksuar se se është pastor në Britani dhe i akredituar nga Bashkimi Bapist Anglez, Fitchet tha se ardhja e tij në Shqipëri ishte shumë speciale dhe ceremonia e djeshme tepër e bukur.

“Unë jam pastor në Britani dhe administroj dy kisha. Jam i kredituar nga Bashkimi Baptist Anglez dhe i autorizuar me kishën metodistë. Dje ishte një ceremoni shumë e bukur të celebrosh dashurinë midis dy njerëzve është gjëja më e bukur që mund të bësh. Të na kërkoje të vinim në Shqipëri është shumë speciale. Hera e parë në Shqipëri por shumë herë në UK”, u shpreh ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mirë me VLEN-in, mirë me Taravarin? Mickoski në përpjekje për ta ruajtur kabinetin aktual

Mbrëmjen e së martës kryeministri Mickoski dhe liderët e VLEN-it u takuan në Qeveri. Të pranishëm ishin kreu i LD-së Izet Mexhiti, Kreu i Lëvizjes...

Biden akuzon Trumpin se po i bën qejfin Rusisë: Evropa do të humbasë besimin te SHBA-ja

Ish-Presidenti Joe Biden akuzoi Donald Trump lidhur me qëndrimin e tij ndaj Rusisë dhe shprehu frikën se Evropa mund të “humbë besimin në besueshmërinë...

Momente paniku, senatorja amerikane bie pa ndjenja gjatë konferencës, mjeku ‘hero’ ndërhyn menjëherë

Një mjek ndërhyri menjëherë gjatë fjalimit të Ileana Garcias, një senatore amerikane, kur papritmas ajo filloi të ndihej keq dhe ishte gati të rrëzohej. E...

BE-ja i bën thirrje Izraelit ta heqë bllokadën humanitare në Gaza, kundërshton planin e ri të ndihmave

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian i kanë ripërsëritur thirrjet për largim të menjëhershëm të bllokadës humanitare në Rripin e Gazës, si dhe kanë...

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë. Pjesa e Maqedonisë e gazsjellësit është 68 kilometra e gjatë dhe duhet të lidhet me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu