Andonovski i VMRO-së: S’ka më futboll nëpër ministritë, institucionet e drejtuara nga BDI janë në prag të kolapsit

Ministria e Sistemit Politik do të jetë vetëm për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, njofton VMRO DPMNE. Stefan Andonovski, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në parti, thotë se VMRO-DPMNE është duke negociuar për formimin e qeverisë, por edhe për arritjen e shumicës prej dy të tretash në Kuvend, njofton REL.

Andonovski tha se ka disa institucione që udhëheqen nga BDI, e që nuk mund të rikthehen dhe se ato institucione janë në prag të kolapsit.
“Ju keni institucione ku BDI ka qenë për një kohë të gjatë dhe që nuk mund t’i rregulloni, këto janë institucione para kolapsit. Në një situatë si kjo, duhet të përballemi me qeverisjen shumë të gjatë të BDI-së dhe shtrembërimin e rregullit se çka nuk është më një qeveri normale. Mendoj se në VLEN njerëzit janë të ndershëm, kanë synime të ndershme për të luftuar korrupsionin dhe krimin dhe kjo do të tregohet në ditët e para të marrjes së pushtetit”, tha Andonovski.

Andonovski ka komentuar edhe incidentin nga e kaluara, kur në një ministri është luajtur futboll dhe basketboll.

“Sporti nuk do të praktikohet brenda zyrave, ka salla sporti për këtë. Pjesa e dytë që më shqetëson mua si jurist është që kjo ministri u quajt “për sistem politik” kur ne e dimë se kjo që po bëjmë ne është një sistem politik. Edhe Parlamenti është sistem politik, qeveria, edhe gjykatat janë sistem politik. Kjo është ndarja e pushtetit në vendin tonë që ekziston dhe është e ndarë në tre pjesë. Ishte e çuditshme që një ministër është në krye të të gjithë sistemit politik në vend, pra për një resor. Kështu që unë mendoj se kjo vetëm do të shndërrohet në Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, ndërsa sistemi politik ka një dimension pak më të gjerë”, tha Andonovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë: Zgjidhja e bllokadës politike përmes kompromisit

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar ndaj situatës së krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe paralizës institucionale që po zgjat tash...

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për ish-krerët e UÇK-së – drejtësia selektive vazhdon në Hagë

Hagë | 16 Korrik 2025 Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Tensionet rriten në jug të Sirisë, Izraeli rifillon sulmet në Suwayda

Suwayda / 16 Korrik 2025 Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme të reja ajrore në provincën jugore siriane të Suwayda, duke shkaktuar disa të plagosur,...

BDI: VLEN-i dhe bixhozi – Premtuan mbyllje totale, sollën praninë totale!

Disa parti flasin sikur po luftojnë bixhozin, por veprojnë sikur janë zëdhënësit e tij. VLEN-i premtoi se do t’i mbyllte kazinotë. E sot, falë tyre,...

Hysni Gucati lajmërohet nga Haga: Kjo është një padrejtësi e rëndë që po i bëhet luftës sonë të drejtë për liri

Kreu i Veteranëve, Hysni Gucati ka qenë në Hagë, derisa sot është rrëzuar mocioni për ish-krerët e UÇK-së, shkruan Demos. Njoftimi i plotë: Sot, bashkë me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu