Kërcënon Micotakis: Nëse se përdorni emrin do të keni problem me Greqinë dhe Europën

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një mesazh paralajmërues qeverisë së re, të ndryshojë qëndrim dhe të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, sepse në të kundërtën sigurisht që do të krijojnë probleme në marrëdhëniet me Greqinë dhe në marrëdhëniet me Europën. Kështu tha kryeministri grek, Kyriakos Mitcotakis në një intervistë për televizionin shtetëror ERT, duke përsëritur se pa respektimin e plotë të Marrëveshjes për emrin, Greqia nuk do t’i ratifikojë memorandumet dhe nuk do të ketë përparim në perspektivën e vendit në BE.

Duke komentuar deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Mitsotakis theksoi se këto janë “deklarata të kandidatit për kryeministër” dhe se do të presin qëndrimet zyrtare të qeverisë së re, por theksoi se “shembujt e parë të sjelljes janë jashtëzakonisht negativë”.

KYRIAKOS MITCOTAKIS, KRYEMINISTËR I GREQISË
“Në thelb të Marrëveshjes së Prespës është kuptimi i një emri, ai që ne e quajmë erga omnes, që emri Maqedonia e Veriut të vlejë për të gjithë, pra të përdoret si jashtë ashtu edhe brenda vendit”. Ai përkujtoi se nuk e votuan Marrëveshjen e Prespës, sepse kishin kundërshtime “për faktin se kjo Marrëveshje siguroi kombin maqedonas dhe gjuhën maqedonase”, që sipas Micotakis ishte edhe arsyeja kryesore pse nuk e përkrahën Marrëveshja. Në intervistën e mëngjesit për ERT, Micotakis përsëriti hapat që do të ndërmarë Athina zyrtare. Së pari, tha ai, nuk do të ratifikohen memorandumet dhe se do të ketë probleme në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian.

“Ne sigurisht se nuk do t’i ratifikojmë tre memorandumet që dalin nga Marrëveshja dhe tani qëndrimi ynë për të vonuar ratifikimin është plotësisht i justifikuar. Një kohë të gjatë shihnim se çfarë po ndodhte në Maqedoninë e Veriut, dëgjonim këtë paroksizëm nacionalist të VMRO-së, e dinim se VMRO do të fitonte zgjedhjet dhe gjithashtu donim të ruanim disa armë thelbësore negociuese në rast se gjërat nuk shkonin siç pritej”. Kryeministri grek theksoi se nëse nuk ka respektim absolut të Marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit nuk mund të arrihet asnjë përparim në rrugën e gjatë të Shkupit drejt Evropës. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDAL: FSSH nuk lejon punësimin e 155 motrave medicinale në spitalin e Tetovës, Azir Aliu hesht! (DOKUMENT)

Fondi i sigurimit shëndetsor të Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar punësimin e 155 motrave medicinale të cilat për një kohë qëndruan në grevë....

Me 84 mijë dollarë hakmarrje: Gruaja në Kinë detyron Louis Vuitton të numërojë çdo kartëmonedhë – pastaj largohet pa blerë asgjë

Një grua në Kinë i dha një kuptim të ri shprehjes “hakmarrje me stil”, pasi u rikthye në dyqanin Louis Vuitton jo për të...

Që nga mosha 15 vjeçe ishte në koma, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një...

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu