Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Ish-ministrja dhe deputetja e Parlamentit të Finlandës, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Finlandë, ka kritikuar Bashkimin Evropian për qasje të butë ndaj Serbisë e të ashpër ndaj Kosovës. Reagimi i Tuppurainen vjen pasi Kosova nuk u përfshi sot në agjendën e Këshillit të Evropës, derisa ka shtuar se kjo nuk i konvenon stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, ka shkruar Tuppurainen në platformën “X”.

Mos përfshirja e Kosovës në agjendën e KiE vjen pas letrës së tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës kërkohet Asociacioni si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë në letër se “ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar të asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të merr mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”./Telegrafi

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu