“Njerëzit lëviznin” – Rama tregon rastin se përse nuk u ngrit për ta përshëndetur Kurtin

Në disa pamje të dala nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Kotorr të Malit të Zi, u përhapën pretendime se kryeministri Albin Kurti na qenka fyer ca nga homologu i tij nga Tirana. Në lidhje me këtë, kryeministri shqiptar flet në një intervistë. Njëra prej pyetjeve që iu bë Ramës në këtë intervistë, nga gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, kishte të bënte pikërisht me këto pamje.

“Tash kjo është koha ku jetojmë dhe një fotografi e cila shkëputet nga konteksti dhe qarkullon nga katër anët merr pastaj kuptime dispropocionale që nuk janë të lidhura me realitetin. Faktikisht, unë isha taku më përpara me kryeministrin, nuk ishte ai takimi i parë, dhe aty ishte një situatë qe njerëzit lëviznin, vinin, hynin, nuk kishte atë kuptim që mori.” – tha kryeministri shqiptar.

“Deri këtu ishim tek humori, pastaj kalojmë tek tragjedia e kohës. Sepse realisht, merret një gjysmë e vërtetë, që është edhe gënjeshtra më e madhe. Nxirret si e vërtetë, thithet nga opinion pas përsëritjeve, pastaj gazetarët paraqiten para teje dhe thonë ç’ke për të thënë ti për këtë. Ti duhet të përpiqesh të thuash, prit ore, se s’ka të bëjë me mua, këtë e keni krijuar ju, e keni stazhonu në opinion dhe duhet të japim llogari për diçka që nuk ka të bëjë fare me mua.” – u shpreh tutje ai në këtë intervistë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tashmë është i njohur për batuta e retorikë thumbuese në forume të nivelet më të larta. Në këtë samit talli egër presidentin serb Aleksandar Vucic, për fjalimet e tija të gjata, duke ia matur me kronometër madje. Vucic i njohur për arrogancën e temperamentin megjithatë s’pati zgjidhje pos ta pranonte shakanë./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se në vend do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, përpara përfundimit të mandatit të legjislaturës aktuale. Ai...

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu