SYRIZA për deklaratën e Mickoski: Dënojmë shkeljen e re provokuese të Marrëveshjes së Prespës

SYRIZA dënon kategorikisht shkeljen e re provokuese të Marrëveshjes së Prespës nga kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski dhe i bëjmë thirrje që përfundimisht të respektojë të drejtën ndërkombëtare.

Partia opozitare greke ia rikujton Mickoskit parimin e së drejtës ndërkombëtare -marrëveshjet janë të detyrueshme dhe duhet të respektohen-, si dhe sanksionet e parapara që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare në shkelje të vazhdueshme të Marrëveshjes së Prespës. Në ndërkohë, rikujtojnë që Marrëveshja është parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe në po të njëjtën kohë bëjnë apel, por edhe kritikojnë qeverinë aktuale greke.

SYRIZA, partia opozitare greke
“I bëjmë thirrje Qeverisë së Micotakis që të ndërmarrë veprimet e nevojshme siç parashikon Marrëveshja e Prespës dhe të ndërkombëtarizojë menjëherë çështjen me të cilën lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut do të përballet me përgjegjësitë e veta para bashkësisë ndërkombëtare në rast se vazhdon të shkelë Marrëveshjen”

Nga SYRIZA madje thonë se Qeveria e Demokracisë së Re mban përgjegjësi edhe për “politikën e saj të jashtme të papërgjegjshme”, pasi siç theksojnë ata, nuk ka bërë asgjë në disa fusha si ratifikimi i memorandumeve dhe thirrja e Këshillit të Lartë për bashkëpunim. Sipas SYRIZA-s qeveria nuk ushtroi presion për të garantuar se Maqedonia e Veriut do të zbatojë detyrimet e saj në lidhje me tekstet shkollore, markat tregtare, pasaportat dhe targat e regjistrimit.

“Është vërtet për të ardhur keq që Marrëveshja e arritur nga forcat progresive në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, e cila është një monument bashkëpunimi dhe mirëkuptimi për të gjithë Europën Juglindore, vihet në pikëpyetje nga dy partitë simotra në PPE, për të tërhequr audiencën nacionaliste, një taktikë që kalimi i kohës ushqeu urrejtjen mes popujve ballkanikë”, informon SYRIZA./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

Haqim Ramadani denoncon skandal: Kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në Tenovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka denoncuar përmes Facebook një rast që e quan të papranueshëm dhe skandaloz. Sipas Ramadanit, kryetari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu