Vendosen kamera në semaforët e Shkupit, por ja se kur do fillojnë “gjahun” pas shoferëve

Rrugët e Shkupit janë mbushur me kamera pranë semaforëve në kryqëzimet e bulevardeve të qytetit, të cilat do të vrojtojnë lëvizjen e veturave dhe për çdo shkelje të ligjit ata do të dënohen. Këto kamera siç kanë njoftuar nga MPB pritet të vihen në funksion së në fillim të vitit të ardhshëm.

Në disa kryqëzime të bulevardeve të Shkupit janë vendosur kamera në semaforë të cilat shërbejnë për regjistrimin e shkeljeve të mundshme në komunikacion. Këto kamera janë të vendosura në kryqëzimin e bulevardit “Aradhat Partizane”dhe në kryqëzimin afër qendrës “Mavrovë”. Kamera të tilla po vendosen edhe në Çair dhe lagje të tjera. Me vendosjen e këtyre kamerave të sigurisë, çdo shkelje rrugore që kryhet do të regjistrohet nga kamerat dhe do të shqiptohen gjoba.
Nga ministria e punëve të brendshme deklaruan se po vazhdojnë punimet për vendosjen e kamerave nëpër semaforë.

MPB
“Sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ po vazhdon dhe po përmirësohet”. Kamerat e vendosura janë pjesë e projektit “Qyteti i sigurt”, i cili aktualisht është në përmirësim. Kamera të tilla ka në Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa projekti pritet të zgjerohet edhe në qytetet tjera të vendit.

Me ndryshime të caktuara në zgjidhjet ligjore që na presin, duam të mundësojmë një sistem evropian të monitorimit dhe mbikëqyrjes së të gjitha procedimeve penale, në mënyrë që të përjashtohet faktori njerëzor dhe të mos ketë ndikim individual, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski ditë më pare dhe njoftoi se gjatë fillimit të vitit të ardhshëm sistemi do të funksionojë fillimisht në territorin e qytetit të Shkupit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sabotohen fluturimet çarter me votues shqiptarë nga diaspora?

Shkup, 30 tetor – Gazeta KOHA ka mësuar se Drejtoria e Aviacionit Civil (DAC) po vonon në mënyrë të qëllimshme dhënien e lejeve për...

VLEN përmes bojkotit do t’i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë

VLEN përmes bojkotit do t'i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë Dy net më patë struktura udhëheqëse të VLEN kanë qëndruar në Kërçovë ku kanë urdhëruar aktivistët...

“Struga mora da se zeme” Mickoski i prerë me strukturat e vmro-së në Strugë: jemi afer qellimit

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një vizitë intensive në Strugë në mbështetje të kandidatit të partisë për kryetar komune, Mendi...

Blerim Latifi ia jep meritat Izraelit për njohjen e Kosovës nga Siria: “Krejt tregimet e tjera, dokrra hini”

Profesori universitar i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, vlerëson se njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i veprimeve të Izraelit në Lindjen...

Maqedonia, kundër 165 vendeve në OKB, votoi kundër dënimit të embargos ekonomike të SHBA-së kundër Kubës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar embargon ekonomike 33-vjeçare të SHBA-së ndaj Kubës. 165 vende votuan pro, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu