Bujar Osmani lobon për Kosovën në Komitetin e ministrave të Këshillit të Europës

Ministri i Punëve të Jahstme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani sot në mbledhjen e Komitetit të ministrave të Këshillit të Europës në Strazburg loboi për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Osmani mes tjerash tha qytetarët e Kosovës “meritojnë të mbrohen nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut”.

“Është me rëndësi të madhe që të mos i shmangemi përqafimit të anëtarëve të rinj që ndajnë vlerat dhe angazhimet tona. Prandaj ne vazhdimisht e kemi mbështetur përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mirëpresim opinionin që u rekomandon Komitetit të ministrave që ta ftojë Kosovën për anëtarësim në organizatë. Ne besojmë se qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe instrumente të tjera dhe se anëtarësimi i hershëm do të lehtësojë vazhdimin e reformave dhe gjithashtu do të kontribuojë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”, tha Osmani./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

Peci i çon fjalë LDK-së t’i bëjnë aminin VV-së: Zot runa, nëse na bllokojnë për zgjedhjen e presidentit

Faton Peci, kryetari i Mitrovicës nga Vetëvendosje, ka “kërcënuar” Lidhjen Demokratike të Kosovës se bijnë në përqindje njëshifrore nëse nuk i bëjnë aminin Vetëvendosje...

Limaj reagon për herë të parë pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka falënderuar votuesit e tij për mbështetjen, duke theksuar se rruga që ka ndjekur ka qenë “e drejtë”. Sipas rezultateve...

Stefoski nga VMRO-DPMNE zgjidhet kryetar i Këshillit Komunal të Strugës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu