“Nëna dhe fëmija”, murali shpresëdhënës në Spitalin e Tetovës se “do të bëhet mirë”

Një nënë me një fëmijë është murali më i ri në Tetovë, në një nga ndërtesat e Spitalit të Tetovës. Ky mural, simbolizon shpresën se në Tetovë “do të bëhet mirë”. Ishte e vështirë por ishte edhe kënaqësi shumë e madhe, për të punuar një mural kaq gjigand. Kështu u shpreh Arian Xhaferi, artisti i cili qëndron prapa kësaj vepre artistike.

“Është si dhuratë për qytetin tim, si koncept murali paraqet një nënë dhe fëmijë, jetë të re, shpresë të re dhe shpresë ndaj gjeneratave të reja të cilat lindin në Tetovë, se edhe këtu mund të bëhen punë të mëdha”, u shpreh Xhaferi. Ai shtoi se me shpresë dhe vullnet të mirë edhe vendi ynë mund të jetë vend i duhur për të pasur karrierë artistike. Bujar Luma, drejtor i organizatës LOJA, nënvizoi se shumica e spitaleve, përveç se vend shprese janë edhe memorie individuale që njerëzit kanë, dhe se Spitali i Tetovës ka qenë edhe memorie e keqe kolektive.

“Vendosëm që ta bëjmë këtë mural që ashtu siç është duke u shndërruar Spitali i Tetovës në një vend shprese ta reflektojë edhe ky vizatim”, tha Luma. Për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demirin ky mural është vepër arti e cila do ngelet si emblemë e spitalit dhe do jetë sinonim për bukuri dhe vepër artistike e cila nënkupton se në spital lindën edhe jeta.

“Qëllimi është të dëshmohet, posaçërisht gjeneratave të reja se nuk duhet shumë për të bërë ndryshim, duhet vetëm vullnet i mirë”, tha Demiri. Murali u realizua si bashkëpunim i organizatës LOJA dhe Spitalit të Tetovës. LOJA në Tetovë përmes aktiviteteve të ndryshme kanë bërë disa murale me tematika të ndryshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu