Ndërron jetë avokati gjatë procesit gjyqësorë në Gjykatën Administrative

Avokati Janaki Mitrovski përmes profilit të tij në Facebook ka ndarë informacione tragjike se në vetë Gjykatën Civile, praktikisht gjatë gjykimit ka vdekur një koleg avokat.

“Kam qenë dëshmitar i një situate jashtëzakonisht të pakëndshme. Në pritje të gjykimit në katin e parë të Gjykatës Civile të Shkupit në orën nëntë të mëngjesit, papritmas u dëgjua një zhurmë e madhe dhe një koleg avokat u rrëzua përtokë para syve të mi. Vrapuam më shumë njerëz, i hodhën ujë, por kolegu u mavijos në fytyrë dhe nuk u rikthye në jetë. Një koleg tjetër nuk ia gjeti dot pulsin. Ata thirrën një ambulancë e cila, dorën në zemër, erdhi për gjashtë minuta, por fatkeqësisht nuk arritën ta ringjallin dhe burri vdiq në vendin e punës. I qoftë i lehtë dheu”, ka shkruar Mitrevski pa bë të ditur emrin e kolegut të tij.

“Unë me të vërtetë dua të paralajmëroj, pavarësisht nga të gjitha stereotipet e neveritshme që ekzistojnë për profesionin e avokatit, se është një profesion jashtëzakonisht stresues që merr tatimin e vet në baza ditore. Paragjykimet se hap zyrë dhe paratë bien nga qielli, realiteti është diametralisht i kundërt dhe buka e avokatit është shumë e hidhur. Dua t’u bëj thirrje edhe kolegëve më të vjetër (kolegu i ndjerë ishte 68-70 vjeç) se nuk ka nevojë të punohet deri në vdekje. Personalisht, nuk kam ndërmend të ushtroj profesionin e avokatit pasi të kem mbushur moshën pesëdhjetë e dy ose tre vjeç. Isha shumë i mërzitur dhe jam akoma, lavdi e përjetshme kolegut dhe ngushëllime familjes”, shkruan ndër të tjera Mitrovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu