Fronti Europian paralajmëron padi për anëtarët e KSHZ-së! Osmani: Motivet janë që të njolloset komuniteti shqiptar

Fronti Europian vlerëson se në KSHZ janë bërë shkelje të procedurave me vendimet joligjore për rivotim në disa vendvotime. Bujar Osmani theksoi se do të ketë padi penale për anëtarët e KSHZ-së. Ai shton se monitoruesit ndërkombëtarë dhe ata të vendit konstatuan se zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit ishin demokratike. Sipas Osmanit Gjykata Administrative duhet t’i hedhë poshtë këto vendime sepse siç tha nuk ka asnjë bazë faktike, të gjitha vendimet janë marrë me marrëveshje politike.

“Motivet sipas nesh janë tre: 1. Është qëllimi për të mos lejuar që për herë të parë për të mos lejuar që pas pavarësisë të vendit një koalicion i udhëhequr nga partitë shqiptare të jetë subjekti i dytë në vend. 2. Të zbutet thellësia e humbjes së tyre te komuniteti shqiptar dhe 3.Të njolloset komuniteti shqiptar që në kushte kur qeveria që organizon zgjedhjet është e udhëhequr nga një shqiptar por edhe vendbanimet me shumicë shqiptare të njollosen se ata vjedhin procesin zgjedhor”, tha Bujar Osmani, Fronti Europian./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu