Lutfi Haziri: Maqedonia e Veriut, shembull për Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se Maqedonia e Veriut është shembulli më i mirë që i duhet Kosovës se si kur vonohesh në procese humb kohë. Ai ka thënë se me këtë situatë të krijuar nga kryeministri Albin Kurti, rrezikohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin Evropian. Sipas Hazirit, mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës i Kosovës do të përkthehej në një fitore të Serbisë, e cila në fakt nuk është dhe nuk do të duhej të njihet.

“Ballkani Perëndimor po kalon një fazë jashtëzakonisht interesante. Serbia si një trashëguese e ish-Jugosllavisë dhe një Serbi çfarë është sot po maksimalizon interesat e saj. Në këtë rrafsh, çdo gabim që krijohet në shtetet tona, në rastin e Kosovës, mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës do të përkthehej në një fitore, një fitore në fakt që nuk është dhe nuk do të duhej të njihet. Por ju e keni parë që pak ka shpresë që Zoti Kurti të reagojë me logjikë dhe pse me situatat e reja që ai ka krijuar dy-tre vitet e fundit, pritet që ai të bëjë një zhvillim eventualisht, për ‘të shpëtuar’ këtë proces, sepse në një formë apo në një formë tjetër ai përligji dhe legjitimoi me ndërhyrjen politike në Shkup në zgjedhjet e fundit. Kjo e favorizon jashtëzakonisht zotin Vuçiç dhe projektin e tij, në mënyrë që dhe ndryshimet kushtetuese që do të bëhen deshën apo nuk deshën eksponentët e VMRO, do të bëhen, sepse nuk kanë zgjidhje, mund të blejnë kohë, por nuk mund ta kthejnë procesin mbrapa.

Maqedonia e Veriut është shembulli më i mirë që i duhet Kosovës se si kur vonohesh në procese humb kohë dhe nuk dështojnë partnerët ndërkombëtarë, dhe vonohet vetëm ai shtet që nuk përcjell qëllimet e veta”, tha ai./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu