Zejd Rexhepi: KSHZ, VMRO, LSDM dhe VLEN po tentojnë t’i marrin Frontit dy deputetë, me qëllim të mos jetë forca e dytë në shtet

Zejd Rexhepi nga “Fronti Evropian” tha se sot KSHZ po tenton që të bëj inxhiniering së bashku me partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM si dhe me VLEN-in, duke tentuar qe atyre t’ua merr dy deputetë. Rexhepi tha se këtë deputetë janë marrë në mënyrë legjitime në zgjedhjet e 8 majit.

“Konstatojmë se fillimisht partitë maqedonase në koordinim me VLEN-in, tentojnë me çdo çmim që të marrin nga Fronti dy deputetë, me qëllim që Fronti të mos jetë fuqia e dytë në shtet, e cila është realitet bazuar në fuqinë e fituar më 8 maj”, tha Zejd Rexhepi.

Zejd Rexhepi, tha se nuk ka patur vërejtje as nga komisionarët as nga partitë, për të prishur vendvotimet. Ai tha se nuk e kupton pozitën e VLEN-it në këtë rast. “Janë diku 27 vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6. Janë vendvotime aty ku partitë politike që ankimojnë janë në epërsi”, u shpreh Zejd Rexhepi. Rexhepi tha se ata do t’i përdorin të gjitha mekanizmat për ta penguar një gjë të tillë. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e...

Kurti: Opozita vendos! Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar për formimin e Qeverisë, i mbetet opozitës të...

Raporti i BE’së: Nga Kosova pritet ta nis Asociacionin, Serbia njohjen e simboleve, dokumenteve – s’po i zbatojnë marrëveshjet

Pak ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere...

Arifi shpërfill Pecin: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe shtetit

Opinionisti, Avni Arifi ka deklaruar se Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën. Sipas tij, Tahiri nuk po garon...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu