Ky është plani i VMRO-VLEN për të siguruar Badenterin

Me humbjen eventuale të Frontit Evropian të dy deputetëve – njëri në Zonën 5 zgjedhore dhe tjetri në Zonën 6 zgjedhore, qeveria do të sigurojë edhe mekanizmin e Badenterit. Në BDI thonë se kjo është edhe lufta dhe plani i VLEN-it i koordinuar ngushtë me VMRO-në. Dhe plani është ky: nëse LSDM ia merr 1 deputet Frontit në Zonën 5, pasi ka dorëzuar dhjetëra ankesa në KSHZ, numri i mandateve do të ndryshohet, konkretisht në Zonën 5 zgjedhore LSDM do të ketë katër deputetë dhe Fronti tre.

Në Zonën 6 zgjedhore, VLEN ka dorëzuar në KSHZ dhjetëra ankesa, pjesa më e madhe e të cilave ka të bëjë me disa vendvotime në Komunën e Zhelinës, konkretisht në vendvotimet e Llërcës, fshatit të lindjes të kryetarit të BESËS, Bilall Kasami. Në BDI akuzojnë se ankesa janë dorëzuar edhe për kutitë e votimit ku VLEN ka fituar me dhjetëra vota para VLEN-it, ndërkohë që ankesat janë vetëm për zgjedhjet parlamentare dhe jo për zgjedhjet presidenciale.

Nëse KSHZ i pranon ankesat e VLEN-it për vendvotimet e Zonës 6 zgjedhore, atëherë për rreth 150 vota mund të humbet deputeti i nëntë i Frontit Europian dhe VLEN nga shtatë aktualisht, mund të rrit numrin në tetë deputetë. Me tetë deputet do të mbetet edhe Fronti Europian, shkruan gazeta KOHA.

“Është koordinim dhe marrëveshje mes VMRO-së dhe VLEN-it për të devalvuar votën shqiptare dhe në këtë strategji e plan, natyrisht se po ndihmon edhe LSDM sepse ajo do ta fitojë 1 deputet në Zonën 5 zgjedhore”, thonë në BDI. Nëse VLEN arrin të marrë 1 deputet plus në Zonën 6, dhe Fronti Europian mbetet me 17 deputetë, atëherë pushteti VMRO-VLEN e siguron Badenterin.

Aktualisht, VMRO i ka 2 deputetë me Badenter, 2 janë të Levicës, 1 e ka LSDM dhe 13 VLEN që bëjnë 18 deputetë. FRONTI EUROPIAN i ka 19 me BADENTER. Dhe duket se janë të vendosur VMRO, LSDM dhe VLEN me ndihmën e KSHZ-së, t’ia marrin dy deputetë Frontit dhe pushteti pastaj të sigurojë 19 deputetë të Badenterit, ndërsa Fronti Europia të mbetet me 17 deputetë.

Arbër Ademi, zëdhënës i Frontit Europian thotë se me planin e opozitës janë të gjitha institucionet relevante, ndërsa ka sigiruar se do të përdoren të gjitha mekanizmat demokratike dhe ibstitucionale pët yë mbrojtur vullnetin e qytetarëve të deklaruar më 8 maj. Ndryshe, vetëm dje – VMRO, VLEN, LSDM dhe LEVICA kanë dorëuar mbi 120 ankesa në KSHZ. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali i harruar: Mërgimtari i shpërblyer nga Komuna rikthehet si mysafir nderi

Pas pagesës prej 90 mijë denarësh nga Komuna e Tetovës, Xhevat Xhemaili shfaqet në pushime në vendlindje Xhevat Xhemaili, mërgimtari për të cilin u raportua...

Rami Mislimi e zbulon anketën e tretë me Photoshop të Bilall Kasamit – i del 100.7%

Zbulohet anketa e tretë me Photoshop e Bilall Kasamit – 100.7% Pasi e shiti Monopollin, NPK-në, ndriçimin publik, parkingun përballë NPK-së dhe së fundmi mori...

Lajmi i madh i Bilit të vockël, me investitor serb!

Skandal pas skandali, Bili i vockël s'ka të ndalur. Këto ditë Bili i vockël paralajmëroi se do te të ketë një investim prej 800 mijë...

“Deputeti Qoku manipulon publikun – Selimi e zhvesh me fakte: Vetë votuat qeverinë e ‘Botës Serbe’”

Shkup, 22 korrik 2025 – Përpjekja e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për të relativizuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e...

Deputeti i Mickoskit – i vetmi maqedonas në një familje të tërë bullgare

Ohër, 22 korrik 2025 – Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i kryesisë ekzekutive të partisë VMRO-DPMNE në Shkup, që së fundmi deklaroi se shërbimet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu