Mickoski takohet nesër me liderët e VLEN-it! Fillojnë negociatat për “ndarjen e kulaçit”, ja kush cilat poste i dëshiron

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nesër do të takohet me liderët e koalicionit VLEN. Mickoski pritet të realizojë takim për të biseduar për formimin e Qeverisë së re. Sipas burimeve partiake, Mickoski ofron 4 ministri, nuk e jep Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Transporti dhe Lidhjeve, kurse liderët e VLEN-it kërkojnë 5 deri në 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit. Pas takimit të nesërm, bisedimet pritet të vazhdojnë në nivel të grupeve të punës.

Burime nga VMRO-DPMNE thonë se VLEN është e interesuar për Ministrinë e Shëndetësisë, që do ta merrte ASH-ja e Taravarit, ndërkaq Izet Mexhiti mund ta lërë funksionin e deputetit dhe të marrë drejtimin e Ministrisë për Sistem Politik, që tani drejtohet nga Artan Grubi. Lëvizja Demokratike e Mexhitit kërkon edhe Drejtorinë e Doganave. Alternativa e Afrim Gashit është e interesuar për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Arsimit, ndërkaq Besa e Bilall Kasamit mund ta marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës. Nga VMRO-DPMNE nuk pritet që ta japin kryeparlamentarin, pasi thonë se ata kanë 58 deputetë, në krahasim me VLEN që ka 13./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu