Sela për ABC News: Taravari feston fitoren e VMRO-së dhe humbjen e tij në Gostivar dhe lagjen e vetë

Ziadin Sela i “Frontit Europian” në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, foli për zgjedhjet dypalëshe që u mbajtën ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni shqiptar “Fronti Evropian” i Ali Ahmetit arriti të sigurojë 19 mandate. Sela u shpreh se faktori politik duhet t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim, ndërsa tha se shqiptarët duhet t’i thërrasin mendjes.

“Fronti Evropian triumfoi! Kjo vjen si pasojë e rënies së LSDM-së që qeverisi që nga viti 2017. Ka pasur disa marrëveshje që janë dashur për t’u bërë. Këto kanë ndikuar që opozita maqedonase ta shfrytëzojë duke gjetur ‘tradhtarin’ dhe duke bërë patriotizmin.

Është koha që ne të jemi faktori që të bëjmë ndryshime dhe Maqedonia e Veriut, me Kosovën dhe Shqipërinë të shkojnë drejt BE-së. Të mos bëhemi mish për top. Shqiptarët t’i thërrasin mendjes ndaj faktori politik t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim.

Të drejtat e shqiptarëve kanë zot. Shqiptarët kanë zgjedhur klasën e tyre politike që ka aktorë politik. Shqiptarët zgjodhën përfaqësuesit, ku një ndër ta jam dhe unë. Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen në këtë drejtim.

Uroj që deklaratat e deridjeshme të jenë vetëm për përdorim elektoral, edhe pse janë të dënueshme. Partneriteti kuptohet që duhet të jetë i patjetërsueshëm. Ne jemi anëtar i NATO-s dhe partner i SHBA-ve. T’i heqim kufijtë në një union evropian ku do të komunikojmë dhe jetojmë si vëllai me vëllain dhe mitra me motrën.”, tha ai.

Pyetjes nëse VRMO do bëjë koalicion me “Vlen”, Sela u përgjigj duke thënë se “Faktori politik shqiptar të këtë maturi politik. Faktori politik shqiptar t’i lërë daullet dhe dajret e të mendojë për unifikim. Këto zgjedhje s’kanë pasur të bëjë me inate se kush do dalë i pari apo i dyti. Kjo krijon mundësi forcave të cilat mundohet ta shtrojnë krizën, s’po them luftën, por destabilizimin në rajon, vepër e Serbisë dhe Putinit. Ne nuk guxojmë të bëhemi faktor politik shqiptar për të penguar këtë procese.”/ abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Struga mora da se zeme” Mickoski i prerë me strukturat e vmro-së në Strugë: jemi afer qellimit

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një vizitë intensive në Strugë në mbështetje të kandidatit të partisë për kryetar komune, Mendi...

Blerim Latifi ia jep meritat Izraelit për njohjen e Kosovës nga Siria: “Krejt tregimet e tjera, dokrra hini”

Profesori universitar i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, vlerëson se njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i veprimeve të Izraelit në Lindjen...

Maqedonia, kundër 165 vendeve në OKB, votoi kundër dënimit të embargos ekonomike të SHBA-së kundër Kubës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar embargon ekonomike 33-vjeçare të SHBA-së ndaj Kubës. 165 vende votuan pro, me...

Xhevdet Jashari shpërthen ndaj Zeqirija Ibrahimit: “Unë mund të të DH* në Etikë, por kurrë në ETNI!

Një deklaratë e Zeqirija Ibrahimit ka nxitur reagimin e ashpër të artistit të njohur Xhevdet Xhevdo Jashari. Ibrahimi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka...

Kryetari i LGBT falenderon Bilall Kasamin për punësimin e aktivistëve të LGBT

Në rrjetet sociale është hapur debat për mënyrën e punësimeve në komunën e Tetovës. Disa përdorues i kanë krahasuar zhvillimet aktuale me periudha të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu