Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë! Mua më pret edhe shumë punë në Tetovë

Liderët e VLEN-it pritet të takohen sot, pas çka pritet të caktohen grupet e punës për bisedime për anëtarësim në qeveri. Bilall Kasami nga VLEN thotë se gjatë javës tjetër pritet të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re. I pyetur nëse ai personalisht do të marrë funksion në ekzekutiv, Kasami tha se do të vazhdojë punën si kryetar i komunës së Tetovës.

“Brenda kësaj jave do të duhet t’i kemi të gatshme grupet e punës dhe nëse jo, për vikend me siguri nga e hëna mund të nis formalizimi edhe i takimeve dhe koordinimit të aktiviteteve rreth formatimit të qeverisë. Sigurisht që edhe çështjet kadrovike do të vijnë në fazën e dytë të bisedimeve për t’u diskutuar, sa i përket zgjidhjes time, vetë qytetarët e Tetovës treguan se mua më pret edhe shumë punë në Tetovë të cilat janë hapur dhe që duhet vazhduar”, tha mes tjerash Kasami.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

Zeqiri: Marshi i Vlenit në Tetovë, pa flamuj, ishte dorëzim para Mickoskit

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij marrshimin e sotëm të Bilall Kasamit me liderët e VLEN-it...

Arsim Dalipi i ragon Mendi Qyrës: Keqëpërdori një rast individual për sulm politik, ka frikë nga humbja

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka reaguar ndaj oponentit të tij, Mendi Qyra, lidhur me deklaratën e sotme se një...

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu