Gashi: Shqiptarët na mandatuan për t’i përfaqësuar në qeveri

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se me këtë numër votash dhe të deputetëve të arritur nga koaliconi VLEN, si dhe duke qenë në garë për votën shqiptare, ata kanë vulosur legjitimitetin e votë shqiptare dhe me këtë janë mandatar për t’i përfaqësuar shqiptarët në qeveri.

“Ne kështu kemi hapur një kapitull të ri të përfaqësimit të shqiptarëve, që do ta heqë shantazhin, frikën, kërcënimin dhe presionin ndaj njeriut si qenie e lirë. Prej sot njerëzit janë të lirë të votojnë si të duan, të besojnë në çfarë të duan dhe të deklarohen si të duan. Me ne në pushtet nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt dhe askush nuk do ta vuajë. Natyrisht, llogari dhe përgjegjësi do të ketë vetëm për ata që e kanë shkelur ligjin dhe janë pasuruar në mënyra korruptive. Për ta do të vlejë ligji.

Megjithatë, sot në Ditën e Europës, kemi të drejtë të kremtojmë se kemi korrë një fitore europiane, që e ruan kursin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, për çka garantues do të jemi ne.

Sidoqoftë, 9 maji i vitit 2024 do të kujtohet gjithnjë si 9 maji i vitit 1945. Fitore mbi fitore!”, ka shkruar Afrim Gashi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu