Çka nëse sot nuk ka census dhe nuk zgjedhet presidenti?!

Naser Pajaziti

Në Maqedoninë e Veriut sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe votimet për zgjedhjet parlamentare.

Në garën për president në balotazh janë presidenti i deritanishëm, Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE.

Për tu zgjedhur presidenti duhet që në votime të dalin 40% e votuesve për tu arrit census i nevojshëm, apo mbi 725 mijë votues nga 1.814.317 votues, përcjell INA.

Frika për rrezik për tu arritur censusi është shprehur në mënyrë indirekte nga qarqe politike.

Raundi i parë me 49.95%

Në raundin e parë të presidencialeve votuan 905.971 votues apo në përqindje 49.93%, ku 2.71% ishin vota të pavlefshme.

Gordana Siljanovska Davkova mori 363.086 vota (40.08 %), Stevo Pendarovski me 180.500 vota (19.92%).

Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori 121.088 vota (13.37%), Arben Taravari nga koalicioni VLEN mori 83.393 vota (9.20%).

Maksim Dimitrevski nga ZNAM mori 83.856 vota (9.26%). Biljana Vankovska Cvetkovska nga Levica (E Majta) mori 41.331 vota (4.56%) dhe Stevço Jakomovski nga GROM mori 8.121 vota (0.90%).

Sipas këtyre shifrave, votat për kandidatët shqiptarë ishin 204.481 vota.

Çka nëse nuk do të arrihet censusi

Nëse nuk arrihet numri i nevojshëm i votuesve prej 40%, atëherë zgjedhjet shpallen të pasuksesshme nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Ky institucion përgjegjës duhet që në afat prej 40 ditëve të shpallë zgjedhje të reja presidenciale.

Në këto rrethana detyrën e presidentit sipas Kushtetutës e kryen kryetari i Parlamentit. Ai do të ketë të gjitha kompetencat e presidentit, duke përfshirë edhe ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së re.

Por mbeten paqartësi se mandatin për formimin e Qeverisë së re e ndan kryetari aktual i Parlamentit që është Jovan Mitrevski nga LSDM, apo kryetari i ri i Parlamentit që do zgjidhet pas konstituimit të Parlamentit.

Nëse do ndodhë ky skenar i dështimit të presidencialeve, atëherë Maqedonia e Veriut futet në një labirinth të ri që do prodhojë krizë politike dhe zgjedhje të sërishme presidenciale. Por a do ndodhë kjo do jetë e qartë deri në mesnatë?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu