Zgjedhje të dyfishta, Maqedonia voton për parlamentaret dhe presidencialet

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Kutitë e votimit në 3840 vendvotime do të hapen në ora 07:00 e do mbyllen në 19:00, ndërsa të drejtën e votës e kanë mbi 1.8 milion votues, të cilët do votojnë për 17 parti politike dhe koalicione, përcjell INA.

Po sot do votohet edhe për raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Për president do zgjedhet kandidati nëse do arrihet cenzusi apo dalja e votuesve mbi 40% apo mbi 720 mijë votues.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se sot qytetarët do të mund të hyjnë në vendvotim vetëm një herë dhe do t’u ofrohet mundësia të votojnë për president dhe deputetë ose vetëm për njërën nga dy zgjedhjet e mundshme.

“Votuesi merr dy fletë votimi nëse vendos të votojë për të dyja llojet e zgjedhjeve ose vetëm një fletë votimi për zgjedhjet për të cilat vendos të votojë”, theksuan nga KSHZ.

Zgjedhjet do vëzhgohen nga 2000 vëzhgues, nga të cilët 1078 janë vendas dhe 770 vëzhgues të huaj. Zgjedhjet do të ndiqen nga 66 gazetarë të huaj.

Misioni i OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë. Zgjedhjet do të monitorohen nga 138 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, komisioni ad hoc i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 33 vëzhgues, si dhe 68 vëzhgues nga Ambasada Amerikane në Shkup.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut (VIDEO)

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje. Në emisionin...

Blerim Latifi: Millosheviqi kishte shpresuar se shqiptarët nuk mund të bashkohen për asgjë

Në një reagim lidhur me dëshminë e sotme të ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill në Gjykatën e Hagës, profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu