Aktori Xhevat Limani: Skënderbeu është profeti i shqiptarëve

Edhe pse ka luajtur shumë role të ndryshme, duke përfshirë 19 mbretër, aktori Xhevat Limani, rolin e heroit Gjergj Kastriot – Skënderbeu e konsideron si një sfidë unike për karrierën e tij.

Ai beson se roli i Skënderbeut është më shumë se një sfidë aktoriale, është një detyrë që e kryen me një përkushtim të veçantë.

Limani në emisionin Rreth e Rrotull ka renditur disa nga karakteristikat unike të Skënderbeut që e bëjnë atë një figurë të jashtëzakonshme në historinë shqiptare, duke e quajtur atë edhe profet të shqiptarëve.

“Janë gati mbi dy mijë e ca vepra në universin e civilizimit botëror që kanë shkruar për profetin e shqiptarëve Gjergji Kastrioti – Skënderbeu, për një arsye konkrete dhe ky është motivi kryesor që ta luaja mbretin e fundit. Unë kam luajtur 19 mbretër në skenë, dhe natyrisht që aktori i vë një kurorë karrierës së tij , dhe atë kurorë desha të jetë me kryembretin, mbretin e shqiptarëve Gjergj Kastriotin – Skënderbeut”, është shprehur ai.

Në intervistën e tij, Limani gjithashtu vlerësoi aftësitë e Skënderbeut në fushën e diplomacisë, në luftën dhe në krijimin e një morali të lartë në ushtrinë e tij.

Ai e cilësoi Skënderbeun si një udhëheqës të jashtëzakonshëm për shqiptarët, duke shfaqur cilësi të rralla të moralit dhe të vendosmërisë.

“Unë desha të sjell porositë e ngrohta, dhe veprimet e tij ishte i zoti i shpatës dhe krahut, ishte i aftë në mendjen e tij, fliste me diplomatë e huaj në tetë gjuhë që sot aktualisht kur pyesim presidentët shqiptarë a ka ndonjë të tillë që flet tetë gjuhë. Theu një kod u martua me një mbretëreshë shqiptare nuk veproi si mbretërit të tjerë të marrin mbretëreshë të huaj, me mision të veçantë që të bashkojë jugun me veriun, principatën e fuqishme të Arianitës me Principatën e Kastriotëve. Krijoi ushtrinë, i fali të gjithë kundërshtarët që ishin edhe gjaku i tij dhe nuk e vrau asnjë në shenjë hakmarrjeje. Dha shembull konkret që ushtarët gjatë luftës të mos vrasin fëmijë, gra pleq dhe njerëz të pambrojtur dhe ky është kodi moral që e mori edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë ai.

Limani ka bërë thirrje që të mos “baltoset” figura e Skënderbeut në kujtesën historike dhe artistike të shqiptarëve, duke mos e lënë atë vetëm si një personazh nëpër muze, por duke e sjellë atë në jetë nëpërmjet artit dhe interpretimit të tij në skenë.

“Nuk mund të jetë Gjergj Kastrioti një personazh që po e lëmë atje në muze apo siç e kemi mësuar gabimisht nëpër shkolla që Skënderbeu me kalin e tij fluturon nëpër mal. Dhe shumë  e gjëra tjera të pabesueshme, ai ka qenë njeri prej mishi dhe prej gjaku, njeri me këmbë në tokë dhe të gjitha këto teori që po bëhen anti-kryeheronjëve tanë kombëtare janë të këqij dhe ziliqar që duan të rrëmbejnë të bukurën dhe të mrekullueshmen”, ka deklaruar Limani në emisionin Rreth e Rrotull.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe shpall të suksesshëm peticionin kundër ndërtimit të urave në lumin Ibër

Sipas Listës Serbe peticioni në ditët në vijim do t’u dorëzohet zyrtarisht përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it, misionit të KFOR-it, misionit të EULEX-it, Bashkimit...

Çka (s’)na tha policia, pasi një qytetar i vdiq në pranga?

Ismail Tasholli 09.07.2025 Pse është “problem moral” komunikata e policisë? – nëse e kanë shkru vet kuptohet, jena në epokën e Dejonave. Sepse, e narrativizon...

Visar Ademi shpall kandidaturën për kryetar të Komunës së Gostivarit

Visar Ademi ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit. Në një postim drejtuar qytetarëve, Ademi shprehet: 🛑 “Të...

Vazhdon dëshqiptarizimi nga qeveria VLEN–VMRO: Në Ministrinë e Energjetikës – 18 maqedonas, 0 shqiptarë

Politikat përjashtuese të qeverisë VLEN–VMRO po thellohen edhe më tej. Pas Ministrisë së Bujqësisë, tani Ministria e Energjetikës shënon një tjetër skandal: 18 të...

Shkup 🔥 Vizbegu nën flakë – tym i dendur dhe materiale të rrezikshme ndotin ajrin

Sërish skena alarmante në Vizbeg të Shkupit. Deponitë ilegale dhe materialet e dëmshme janë përfshirë nga flakët, duke lëshuar re të dendura tymi që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu