Furkan Saliu:Ti japësh blanko-kartë një grupi politik ku vlon anti-shqiptarizmi, opsion politik që e ka mbajt me vite peng këtë shtet

Furkan Saliu

90% të kohës shkruaj për njerëz që nuk janë aktivistë të asnjë partie politike dhe mundohem që të ndikoj që të jenë politikisht aktiv sepse në raste si tash çdo votë është e rëndësishme.
Kësaj radhe kisha dash’t që të gjithë aktivistët të zhveshën prej fanellave partiake dhe të lexojnë me mendje të hapur.
Imagjinoni një situatë ku nesër VMRO DPMNE koalicion me BDI-në… Pas këtij takimi të sotëm a mendoni që do të ekzistojë opozitë shqiptare në këtë shtet?
A mund ta kritikosh, ti kërkosh dorëheqje personit që e konsideron si bashkëpunëtor?
Elementi i dytë:
Fushata e VMRO DPMNE-së nuk ishte as kundër Marrëveshjes me Bullgarinë, as kundër politikës së jashtme, as për çështje historike… Fushata e Mickoskit ishte anti – UÇK dhe anti – Bdi.
Për këtë të dytën ka të drejtë sepse është betejë politike, mirëpo për çështjen e UÇK – së reagoi edhe vet Izet Mexhiti.
Ti japësh blanko-kartë një grupi politik ku:
– vlon anti-shqiptarizmi,
– opsion politik që e ka mbajt me vite peng këtë shtet duke e zvarritur marrëveshjen me Greqinë
-Partia politike që po mban peng aktualisht ardhmërinë evropiane të këtij shtetit në një moment kaq kritik është së paku papjekuri politike.
Koalicione sigurt se do të ketë, por me kushte qartë të përcaktuara me të cilat duhet të njoftohet opinioni publik.
Ndryshimi duhet të ndodhë, por a ia vlen të ndodhë nëpërmjet Mickoskit dhe Siljanovskes?
Për tua bërë më të qartë se çka po flas… E mbani mend rastin në zgjedhje lokale me Danella Arsovsken?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu