Aksident mes dy veturave në Shkup, dy shoferët dhe një pasagjer përfunduan në spital

Sot në ora 02:25 në SPB-Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Aradhet Partizane” dhe “Angel Dinev” në Shkup ka pasur aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S. (32) nga Shkupi dhe të një automjeti “Audi” me targa të Shkupit të drejtuar nga B.A. (27) nga Saraji i Shkupit.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar E.S., të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Shoferi B.A. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ndërsa me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” ka pësuar edhe pasagjeri i tij I.A (32) nga Lubini i Shkupit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu