Ish komandanti i UÇK-së porosi Taravarit dhe Mickoskit: S’ka kush e prek kauzën e pastër të UÇK-së, s’ka bir nane që del e njollos luftën tonë

Ish komandanti i Brigadës Naim Alili nga Ushtria Çlirimtare, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në “Facebook” pas fotografisë mes Taravarit dhe Mickoskit. Alili ka thënë se populli jonë në çdo periudhë është përballur me tradhëtinë, por gjithmonë ka ditur që tradhëtarëve t’ua jep goditjen e merituar. Ka folur për “servilizmin” e opozitës shqiptare dhe afërsinë e tyre me Mickoskin dhe VMRO-në antishqiptare e antieuropiane, sipas tij, ky është servilizimin turpërues për t’u bërë bashkë në pushtet me ta pa lejen e popullit.

Thotë se e ka pritur një gjë të tillë por është nevrikosur tejmase me servilizmin e opoiztës dhe heshtjen e tyre kundër Gordana Siljanovska Davkovas e cila tha se do iniconte një tribunal për gjykimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Shkrimi i plotë:

Në çdo periudhë populli ynë është përballur me tradhëtinë, por gjithmonë ka ditur që tradhëtarëve t’ua jep goditjen e merituar. Tani, në kohërat po dalin në sipërfaqe tradhëtarët e ri, arrogant e të etshëm për pushtet dhe nuk kursejnë asgjë për ta arritur këtë.
Po i shoh këta të opozitës shqiptare, afërsinë që kanë me Mickoskin e me këta të VMRO-së antishqiptare e antieuropiane, servilizimin turpërues për t’u bërë bashkë në pushtet me ta pa lejen e popullit.

Nuk ishte se nuk e prisja një gjë të tillë, por ajo që më habiti e nervozoi tejmase si ish komandant brigade ishte heshtja e tyre kur kjo Gordana Siljanovska Davkova tha se do iniconte një tribunal për gjykimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ku ishin këta “legjitimët” e votës shqiptare se ashtu e quajnë veten që ta kundërshtojnë ashpër?! Askund, u futën në birën e miut dhe u pajtuan me dëshirën e flaktë të Gordes për pak pushtet!

Por, le ta dijnë mirë se s’ka kush e prek kauzën e pastër të UÇK-së, s’ka bir nane që del e njollos luftën tonë, të gatshëm jemi të kapim armët që tani nëse dikush tenton të prekë lirinë dhe barazinë tonë të fituar me gjak dëshmorësh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu