Mexhiti: 10 mijë mërgimtarë kanë ardhur ta vulosin ndryshimin

Bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në Njësinë e Parë Zgjedhore, Izet Mexhiti në ditën përmbyllëse të fushatës parlamentare tha se afër 10 mijë mërgimtarë kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin në politikën shqiptare. Ai e falënderoi mërgatën për rrugën e gjatë që kanë bërë, kanë lënë punët dhe familjet e tyre që më 8 maj të votojnë, që siç tha ai duhet vetëm 5 minuta punë për ta bërë ndryshimin.

Izet Mexhiti, kandidat për deputet
“Janë afër 10 mijë të cilët kanë ardhur për ta vulos ndryshimin që duhet të ndodh në politikën shqiptare, pra po frynë era e ndryshimit. Dhe kjo do të jetë edhe një motivim edhe më i madhë për ne që jemi këtu, kur ata kanë bërë me mijëra kilometra vetëm për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre, të votojnë për ndryshimin”. Mexhiti akuzoi Frontin Evropian se në ditët e fundit të fushaës zgjedhore ata kanë vazhduar me punën e njëjtë duke blerë vota.

Izet Mexhiti, kandidat për deputet
“Ato i kanë shqelmat e fundit, po vazhdojnë me blerje të votave, me shantazhe, me presione ndaj biznesit, ndaj atyre të punsuarve që janë me kontrata. Mirëpo, mendoj që nuk do ju mjafton as kjo, sepse do ballafaqohen më 8 maj me popullin”. I pyetur se cilin kandidat do të mbështesin në zgjedhjet presienciale, Mexhiti tha se qytetarët janë të lirë të votojnë sipas bindjeve të tyre./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu