Ditët e fundit të fushatës – retorikë e ashpërsuar në trekëndëhin Fronti-VMRO-VLEN!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Ditët e fundit të fushatës kaluan me retorikë të ashpërsuar lidhur me cështjen se kush do të jetë përfaqësuesi legjitim i Shqiptarëve në qeverinë e ardhshme. Kjo temë ashpërsoi mesazhet që u këmbyen në trekëndshin Fronti Evropian – VMRO DPMNE – VLEN.

“JO 61, po edhe 701 t’i marrin, nuk mund t’i ikin realitetit, se ky shtet është multietnik, se Marrëveshja e Ohrit ka sjell mekanizma për mbrojte nga mbivotimi, dhe asgjë nuk bëhet pa dy shumicat” – shkroi Bujar Osmani në Facebook, duke u prononcuar publikisht se qytetarët janë ata që vendosin se kush do të përfaqësohet në Qeverinë e ardhshme, por se VMRO-DPMNE-ja, koalicionin VLEN mund ta ftojë në kafe e jo në qeveri. Ndaj kësaj deklarate, në Facebook, reagoi Izet Mexhit inga koalicioni VLEN.

“Qeveria e re, Bujar, do t’i përfaqësojë edhe shqiptarët, edhe turqit, edhe boshnjakët, edhe romët, edhe Badenterin. Qeveria e re, ndërkaq, nuk do ta perfaqësojë BDI-në, të cilën e kanë braktisur të gjithë, dhe as Nikolla Gruevskin, i cili është azilant nga drejtësia” – shkroi Mexhiti. Por, socialdemokratët bëjnë thirrje që më 8 maj të votohet për bashkëjetesën.

“Ju drejtohem me ndjenjë të thellë për rëndësinë e zgjedhjeve të dyfishta. Shteti gjendet në udhëkryq, vendimin që do ta merrni do ta caktojë fatin e Maqedonisë për vitet që vijnë. Vota juaj nuk do të jetë vetëm përmbushja e detyrës qytetare por edhe investim në trashëgiminë që po e lëmë” – tha Fatmir Bytyqi.

Por, anëtari i Komitetit Ekzekutiv dhe Drejtori i Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së, Luke Galevski, përmes një letre të hapur u është përgjigjur kritikave të Frontit Evropian se fushata dhe motoja e VMRO-DPMNE-së ka qenë shoviniste si dhe pohimeve të LSDM-së së “Maqedonia sërish e Jotja” do të thotë kthimi i regjimit të Gruevskit.

“Sado që ta përmendin temën e ndarjes së indit qytetar dhe të “kalërojnë” në valët e Maqedonasve dhe Shqiptarëve, në Maqedoninë perëdimore dhe Lindore, në bregun e majtë e të djathtë të Vardarit në Shkup, edhe pse tingëllon si klishe, këto fjalë konfirmojnë të vërtetën se kësaj radhe nuk do të ketë “e jona” dhe e “jotja”, s`ka e VMRO-së apo e LSDM-së, ka vetëm një Maqedoni” – tha Luke Galevski, VMRO. Por, nga VMRO-DPMNE dhe opozita shqiptare paralajmëruan për parregullsi zgjedhore.

Mickoski njoftoi se përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR-it u kanë dorëzuar lista të vendvotimeve ku pretendojnë se ka patur parregullsi në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Mickoski i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që me vëmendje ta ndjekin procesin. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu